Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Kudo ka të çmendur’, Agron Tufa reagon ndaj Kryeministrit Rama

2020/01/05 at 1:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kudo ka të çmendur’, Agron Tufa reagon ndaj Kryeministrit Rama

Përmes një reagimi në rrjete sociale shkrimtari Agron Tufa i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh për kërcënimet e Tufës, duke thënë se ‘kudo ka njerëz të çmendur që bëjnë kërcënime’.

Shkrimtari ka shkruar se pas kërcënimeve që ka marrë i është drejtuar instancave më të larta në mënyrë që të reagonin. Ai ka theksuar se këto instanca i kanë kthyer reagime institucionale, ndërkohë që ka publikuar edhe përgjigjet e marra.

Reagimi i Agron Tufës:

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:
Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtoju gjykatës. Nesë të kanë kërcënuar, dtejtoju Prokurorisë. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019);

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imuniteti, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, nandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësosë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.
Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen se “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të sodotësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!/Opinion.al/

Etiketa: agron tufaedi rama

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
Foto/ Rënie drastike peshe, fansat shqetësohen për Adele

Foto/ Rënie drastike peshe, fansat shqetësohen për Adele

Zbardhja e dënimit për Salianjin, reagon ish deputeti

Zbardhja e dënimit për Salianjin, reagon ish deputeti

Tensionet SHBA-Iran, Papa bën thirrje për vetëpërmbajtje

Tensionet SHBA-Iran, Papa bën thirrje për vetëpërmbajtje

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com