Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kuçovë. Paraprakisht bëhet e ditur se një 37-vjeçar prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënë dhe motrën e tij në banesë.
Mësohet se ai i mbante ato nën kërcënimin e thikës duke iu thënë se do t’i vrasë.
Sipas “News24”, kanë qenë banorë të zonë ata që kanë njoftuar policinë.
Bëhet me dije se policia ka arritur të neutralizojnë autorin vetëm 1 orë më vonë, duke e arrestuar.
Sipas të dhënave, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe prej dy javësh refuzonte të pinte ilaçet, mungesa e të cilëve e kishin bërë agresiv./Opinion.al