Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuçedër

2016/02/06 at 11:02 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Bej forever

Nga Edison Ypi –

Moj kuçedër që vazhdon të japësh intervista, po gjallë qënke ende moj gjakpirëse, moj vampire, moj kriminele ? Më mirë që s’ke vdekur. Vazhdo të jetosh. Kurrë mos vdis. Mbetsh në jetë të jetëve as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur. Ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës Atje do të kapin reumatizmat. Të gjitha llojet e reumatizmave dhe artriteve, që do bëjnë të të dhembin të gjitha kockat dhe mishrat. Lebetitja kockore do vazhdojë derisa këto dhimbje të barazohen deridiku me dhimbjet reumatizmale e të paktën njërës prej atyre mijëra familijeve që i kalbe qelive të burgjeve dhe baltrave të internimeve. Nga dhimbjet kockat do të zbuten e qullosen, por sytë e thatë e të ftohtë do të mbeten si i ke pasur; gremina që rrëzonin fate, hone që vdisnin ëndërra. Ndërkohë nga goja do të dalin britma komitetesh dhe urdhëra pushkatimesh. Më tutje, sipas shijes tënde prej krimineleje dhe dëshirës prej bqiri të tyt shoqi, do hash menu sloganesh varur mbi mure të pista kooperativash, bukë të mykur me baltë varri sipas sloganit; “Bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”. Gjatë dimrave do hedhësh mbi supe një kapotë të grisur zborri gjith zhul dhe do mbathësh pa çorape çizme të shqyera llastiku. Që të mos të ngjiten zorrët, edhe do pish diçka, ujë pellgjesh varresh. Kësaj jete fshataro-ushtarake do t’i mungojë “kllasa puntore”. Mos u merakos. “Kllasa” do vijë shumë shpejt kur trupi të mbushet me morra proletarë nga ata të fjetoreve të veprave të pesëvjeçarëve. Për tu ngrohur gjatë dimrave mos mbaj sobë. Ngrohu sa të mundesh duke u dridhur kur të kujtosh gjakun që ke derdhur dhe krimet që ke bërë. Do lexosh libra. Për shembull atë me letrat e zgjedhura që kurvi i dërgonte popullit të Gjirokastrës, Zhoao Amazonës dhe rrugaçëve anembanë botës. Do presësh edhe miq me të cilët do bëni qokat e dikurshme, do festoni datat jubilare etj. Miqtë veteranë do ngrihen nga varret për të ardhur pranë teje. Ti krruspull në mes, veteranët plot baltë varri rrotull teje, do kujtoni sukseset, telat me gjëmba, rrahjet, spiunimet, internimet, arrestimet, burgosjet, pushkatimet. Pakngapak do rrjedhësh nga trutë. Perëndia nuk mund edhe ta fali përjetësinë edhe ta lëri trurin qiqërr. Me rrëke nëpër turi të atij lëngut të trashë që quhet tru, do t’i lutesh Perëndisë për faljen e mëkateve, shpëtimin e shpirtit. Do jetë e kotë. Edhe ty që t’i numurosh, edhe Perëndisë që t’i dëgjojë llahtaret e tua, koha e pafundme nuk mjafton. Perëndia do dëgjojë sa do dëgjojë, dhe nga marazi do nisi të qajë, dhe shpirti do t’i plasi, dhe kohën do ta ndali, dhe botës fundin do t’i sjelli. Do pyesin; Çmoshë kishte ? Do përgjigjen; S’kishte moshë. Ishe e zeza e njerëzisë.

Edison Ypi

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Nazime Visha kërkon sërish falje të dënimit

Nazime Visha kërkon sërish falje të dënimit

Sherr në lagje, 27 vjeçarja e dehur godet policen

Sherr në lagje, 27 vjeçarja e dehur godet policen

Përplasja në PS e Lezhës, kreu i FRESH-deputetit Ndocaj: Je analfabet

Përplasja në PS e Lezhës, kreu i FRESH-deputetit Ndocaj: Je analfabet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com