Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kubë/ Raul Castro dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste

2021/04/17 at 9:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga familja Castro në mesin e liderëve kryesorë, për herë të parë prej kur vëllai i tij Fidel ka fituar pushtetin në Revolucionin e vitit 1959.

Raul Castro, 89-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim më 16 prill, teksa ka mbajtur një fjalim në hapje të Kongresit të Tetë të partisë në pushtet në Kubë. Ai ka thënë se do të pensionohet pasi “ka përmbushur misionin e tij”.

“Për aq sa të jetoj, unë do të jem i gatshëm që të mbroj shtetin, revolucionin dhe socializmin me më shumë forcë se kurrë më parë”, ka thënë ai përmes një adresimi televiziv.

Castro nuk ka përkrahur ndonjë pasardhës të tij, mirëpo në të kaluarën ka treguar mbështetje për Miguel Diaz-Canel, i cili është zgjedhur president i Kubës, pas Castros më 2018.

Fidel Castro ka drejtuar Revolucionin e vitit 1959, duke larguar nga pushteti Fulgencio Batistan.

Ai është bërë kryetar i Partisë Komuniste të Kubës më 1965, dhe ka udhëhequr shtetin derisa ia ka dorëzuar presidencën Raulit më 2008.

Raul Castro njihet për arritje të marrëveshjes me ish-presidentin amerikan Barack Obama më 2014, çka ka rezultuar me forcim të lidhjeve në mes të dy vendeve, ndonëse një pjesë e mirë e marrëveshjes është përmbysur më vonë nga ish-presidenti tjetër amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e 16 prillit, Castro ka thënë se Kuba vazhdon të ketë bisedime “të respektueshme” me SHBA-në, mirëpo nuk do të heqë dorë kurrë nga “parimi i revolucionit dhe socializmit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë në të njëjtën ditë se SHBA-ja nuk është duke planifikuar ndryshime në politikat kundrejt Kubës.

“Mbështetja për demokraci dhe të drejta të njeriut do të jenë në qendër të përpjekjeve tona”, ka thënë mes tjerash ajo./ REL

Etiketa: kubeRaul Castro

Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Para
Zhbllokohet Rinasi, Balluku: Nga nesër fillojnë fluturimet normalisht

Balluku: Çunat çamarrokë të Londrës zbresin nesër në aeroportin e Kukësit

Sot në Shqipëri nis vaksinimi i operatoreve turistikë

Sot në Shqipëri nis vaksinimi i operatoreve turistikë

1880/ Kur Flaubert mbështeste Guy De Maupassant pas akuzave për poemën

1880/ Kur Flaubert mbështeste Guy De Maupassant pas akuzave për poemën

TE FUNDIT

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
21 Dhjetor, 2025

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
21 Dhjetor, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, komentatori dhe gazetari sportiv, Ismet Bellova. Një zë i njohur dhe i dashur...

Lexo më shumë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
21 Dhjetor, 2025

Kënga “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë. Ishte këngëtari shkodran, Alis, ai...

Lexo më shumë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
21 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër- arresti dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com