Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuba/ Fjalimi i parë i presidentit Diaz-Canel: “Revolucioni vazhdon, këtu nuk ka vend për kapitalizëm”

2018/04/20 at 9:25 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuba/ Fjalimi i parë i presidentit Diaz-Canel: “Revolucioni vazhdon, këtu nuk ka vend për kapitalizëm”

Zgjedhja e Miguel Diaz-Canel si president i ri i Kubës, votuar më 19 prill 2018, shënoi një pikë kthese historike për ishullin e Karaibeve.


Për herë të parë që nga viti 1959, qeveria nuk mbështetet më në një anëtar të familjes Castro.

Diaz-Canel është udhëheqësi i parë kuban që ka lindur pas Revolucionit dhe që nuk ka luftuar kundër tij.

Pesëdhjetë e shtatë vjeç, një i diplomuar në inxhinieri elektronike, një profesor universiteti, konsiderohet si një reformator dhe një përkrahës i një hapje më të madhe të ishullit.

Megjithatë, shumë analistë, besojnë se “castrizmi” nuk do të përfundojë. Fjalimi i presidentit, duket se mbështet këtë tezë.

“Mandati i dhënë nga populli është t’i japë vazhdimësi revolucionit kuban në një moment historik vendimtar”, -tha Diaz-Canel, duke shtuar se nuk ka “hapësirë ​​në Kubë për ata që luftojnë për restaurimin e kapitalizmit”.

Presidenti i ri tha se politika e jashtme e ishullit do të mbetet “e pandryshuar” dhe se çdo “ndryshim i domosdoshëm” do të vendoset nga populli kubanez.

Pjesa më e madhe e fjalimit të tij, i ishte kushtuar paraardhësit të tij, 86-vjeçarit Raul Castro, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2008, kur gjendja shëndetësore e vëllait të tij Fidel u përkeqësua dhe ai vdiq në 2016.

“Kuba ka nevojë për ju”,- tha Diaz-Canel për Raul, duke i shtyrë mbi 600 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, parlamentin kuban, që të ngriheshin dhe të duartrokisnin me ovacione të qëndrueshme për udhëheqësin e mëparshëm.

Çdo ndryshim që lideri i ri i Kubës do të sjellë ndoshta do të jetë gradual, i ngadalshëm dhe në përputhje me reformat që Raul Castro prezantoi gjatë mandatit të tij, duke përfshirë disa lëshime për ndërmarrjet private dhe hapjen e tregut të pasurive të paluajtshme.

Diaz-Canel vlerësoi përpjekjet e Raul Castros për të shkrirë akujt dhe për të ardhur drejt ndërtimit të marrëdhënieve me SHBA-të, të cilat ishin të suksesshme veçanërisht nën administrimin e presidentit Barack Obama.

Presidenti i ri theksoi se nuk do të ketë kompromis në politikën e jashtme të Kubës, por, në përputhje me atë që paraardhësi i tij ka mbajtur gjithmonë, ai tha se ishte i gatshëm të fliste me këdo që dëshiron të merret me Kubën në të njëjtin nivel.

Sesioni i Asamblesë Kombëtare që çoi në zgjedhjen e Diaz-Canel u mbajt me rastin e 57-vjetorit të pushtimit të Gjirit të Derrave, përpjekja e dështuar për të përmbysur regjimin e Fidel Castros, i vendosur në mes të 17 dhe 19 prillit të 1961 nga një grup i mërgimtarëve dhe mercenarëve kubanë, të trajnuar nga CIA, të cilët planifikonin të pushtonin Kubën.

Një fitore që Havana feston si një simbol i rezistencës së saj ndaj presionit “imperialist” nga Uashingtoni.

Në vitin 2014, Castro dhe ish-Presidenti Obama arritën një marrëveshje themelore për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve: një detantë që çoi në një rritje të shpejtë të vizitave dhe investimeve të SHBA-së në ishull.

Procesi i detantës u prish me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, i cili ndërpreu biznesin me disa kompani shtetërore kubane, ndërsa vendosi rregulla të rrepta për të vizituar SHBA-në.

“Që kur presidenti Trump mori detyrën, ka pasur një ndryshim të qëllimshëm të marrëdhënieve midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa mbizotëron një gjendje agresive dhe kërcënuese”, – u shpreh Raul Castro në fjalimin e tij.

Castro do të mbajë kreun e Partisë Komuniste deri në Kongresin e ardhshëm në vitin 2021.

Diaz-Canel, lavdëroi reformat e tij, ndërsa u shpreh se Raul do të mbetet udhëheqësi i revolucionit, si dhe do të marrë pjesë në vendimarrjet e rëndësishme.

Presidenti i ri, e mbylli fjalimin si Fidel Castro -me grushtin e mbledhur, shoqëruar me sloganin revolucionar: “atdhe ose vdekje, socializëm ose vdekje, ne do të fitojmë”.

 

Etiketa: Diaz-Canel. presidenti i rikubarevolucioni vazhdon


Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
Bota

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

9 Qershor, 2026 12:37 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

9 Qershor, 2026 12:23 pm
Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë
Kryesore

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë

9 Qershor, 2026 12:20 pm
Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare
Kryesore

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

9 Qershor, 2026 12:18 pm
Vance: Marrëveshja me Iranin do të jetë në interes të SHBA-së
Bota

Vance: Marrëveshja me Iranin do të jetë në interes të SHBA-së

9 Qershor, 2026 11:21 am
Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje
Bota

Incident gjatë finales së NBA, Trump fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje

9 Qershor, 2026 9:36 am
Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur
Bota

Rusia godet rajonin e Kharkivit në Ukrainë, katër viktima dhe dhjetë të plagosur

9 Qershor, 2026 9:33 am
Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
Bota

Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian

9 Qershor, 2026 9:30 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

9 Qershor, 2026 8:39 am
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Bota

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

9 Qershor, 2026 8:32 am
Para
Video/ Tahiri i bën “diss” Sali Berishës në facebook

Video/ Tahiri i bën "diss" Sali Berishës në facebook

Absurdi/ Kryen masterin në Holandë, në Shqipëri i kërkojnë gjuhën e huaj

Absurdi/ Kryen masterin në Holandë, në Shqipëri i kërkojnë gjuhën e huaj

Pse përdori Tahiri shprehjet e Ramës? Ish ministri sqaron edhe kunjën që i bëri dje kryeministri

Pse përdori Tahiri shprehjet e Ramës? Ish ministri sqaron edhe kunjën që i bëri dje kryeministri
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
9 Qershor, 2026

Tifozët iranianë nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre në Botërorin që starton pas 2 ditësh....

Lexo më shumë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
9 Qershor, 2026

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama solli në fokus debatin për investimin në Zvërnec dhe në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Rama u...

Lexo më shumë

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria vetëm vitet e fundit është bërë tërheqëse për kapitalin e huaj dhe nuk duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}