Pas Egzon Binaku, Ledian Memushaj dhe Marash Kumbulla, Kombëtarja shqiptare ka humbur para ndeshjeve për kualifikueset kundër Islandës dhe Moldavisë dhe sulmuesin Eros Grezda.
Mësohet se Grezda nuk mund të luaj për shkak të një dëmtimi. Në vendin e tij tekniku Edi Reja do të grumbullojë Lorenc Trashin e Partizanit, i cili do të zbresë për herë të parë në fushën e blertë me lojtarët e kombëtares, pasi në grumbullimin e parë Trashi nuk u aktivizua./ Opinion.al E.Xh.