Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku thrret qameti

2016/07/30 at 10:04 AM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arratisu

Nga Edison YPI


Qameti thrret nga Kafja Xhafës te tuneli i Doktorit, ku autostrada nuk e ka në men të mbarojë as për 1 mijë vjet.
Qameti thrret nëpër rrugët e Shqipërisë ku nuk ka serbë të poshtër, as grekë të pabesë, por ka shqiptarë kërcënues që nuk të vjedhin vetëm nëse shohin makinën e Policisë.
Qameti thrret tek ndreqësi i drynave që të thotë se i duhet të shkojë çdo ditë tek rreth 30 shtëpi për të ndërruar fishekët e bravave brenda të cilëve komshinjtë kanë injektuar atak të lëngët që është ngurtësuar dhe ka bllokuar fishekun, kot, për qef.
Qameti thrret gjatë bisedës me një mik i cili të spjegon se buka që hamë bëhet nga bluarja e një gruri mashkull steril kokrrat e të cilit nuk mbijnë, mbjellë në stepat e Rusisë, korrur në fushat e Turqisë, që mund të hahet vetëm ditën që blihet sepse të nesërmen shndrrohet në tutkall dhe duhen dhëmbë çeliku ta kafshosh.
Qameti thrret kur shajmë e mallkojmë me libër shtëpie e prag dere Europën dhe Amerikën që na kanë falur 2 shtete, Shqipërinë më 1912 dhe Kosovën më 1999.
Qameti thrret në shpirtrat e jo pak shqiptarëve që n’at fillim muar arratinë, por tani janë penduar, të rrinë nuk munden, të vijnë ju vjen turp.
Qameti thrret te e ashtuquajtura shoqëri civile, kjo flliqësirë grabitqare që pretendon të jetë jofitimprurëse, kjo shushunjë gjakpirëse që nuk ekziston për asnjë arësye tjetër përpos majmjes së krerëve përmes xhvatjes së taksapuesve tanë me ndihmën e papërtuar të të ngjajshmëve të tyre nëpër botë me të cilët ndajnë paret e vjedhura gjoja për promuovimin e vlerave qytetare, ndihmën e njerzve në nevojë, mbrojtjen e femrave nga dhunimi, dhe një mijë e një rrena të tjera.
Qameti thrret te restorantet e bllokut ku gjatë një gjoja drekë pune politika paguan gazetarët për shërbime të fëlliqta të trafikut kriminal të ndikimit politik përmes gëlbazash ortografike që s’i ha as qeni.
Qameti thrret nëpër rrjetat sociale ku më tepër se gjysma e shqiptarëve frikacakë të armatosur me pseudonim, vjellin helm për njeritjetrin, japin mendime shterruese e bëjnë sugjerime të vlefëshme për çështje lokale dhe globale me rëndësi jetike për fatet e planetit.
Qameti thrret te disa blogje ku nuk kanë rëndësi tekstet por vetëm komentet që spiunat e sigurimit bëjnë kundër emrave që autori rreh të godasë me pocaqinë skizofrenike të rradhës që e quan shkrim.
Qameti thrret te kafenetë e qyteteve të vogla dhe fshatrave ku nuk ka asnjë femër.
Qameti thrret në kokën e një vajze që nuk ka prekur kurrë një djalë, dhe stërmundohet ta bëjë këtë me të vetmen mënyrë komunikimi që njeh, me tekst të shkurtër, çka është e pamundur, dhe vajza vuan e do vuaj pambarim.
Qameti thrret në kokën e një djali që nuk ka prekur kurrë një vajzë…etj. etj. si ajo vajza më lart.
Qameti thrret në Kosovë, ku “çlirimtarët” vrasës dhe hajdutë me inspirim kurvist prej vitesh në krye  vendit, janë më të mirë se ata që na ka rrejt menia se mund të ishin alternativa e dishepujve të kurvit, përjashto Nexhmedin Spahiun dhe ndonji tjetër, intelektualët që marrin lëmosha turqie ose serbie.
Qameti thrret në Maqedoninë perëndimore ku një shqiptar normal, për shkak të trysnisë së papërballueshme të trashanikëve patriotë llafazanë të padurueshëm, e ka  të pamundur të merret me diçka në vend të vet, dhe ikën në Tiranë, Prishtinë, ose dikund tjetër në kurbet.
Qameti thrret në Myzeqe ku edhe pasi tu kesh rënë kryqetërthor fushave, edhe po të mos lësh portë katundi pa trokitur, nuk e gjen dot një sharqi të pa shartuar me kungull, për asnjë çmim.
Qameti thrret te disa femra të famshme pa asnjë meritë, asnjë zotësi, asnjë talent, mbi surratin e të cilave, pas përpjekjeve titanike disaorëshe, parrukjerja mezi ka arrit të zhgarravisi fotokopjen e fotokopjes së fotokopjes të shëmbëlltyrës së një biçim karakteri.
Qameti thrret te disa televizione ku po the një fjalë për kurvin, kurvizmin, spiunllëqet, sigurimin, torturat, burgjet, të hidhen në fyt, të thonë “ajo kohë ka kaluar, nuk duhet të shohim pas, duhet të shohim vetëm përpara”. Janë po ata legena, të po atyre televizioneve, që japin parreshtur dit’ e nat’ filma për të vjellë që ekzaltojnë kurvin dhe kurvizmin, pra e mbajnë shikimin vetëm pas.
Qameti thrret ku pothuaj të gjitha nyjet e politikës dhe pushtetit i kontrollojnë sorollopët e kurvit, bijtë dhe nipërit e nomenklaturës.
Qameti thrret ku një shoqëri që duhet të hapet po vazhdon të mbyllet e mbyllet pafund si lëmsh gjarpërinjsh në ndërzim.



Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Para
Të shtënat në Prishtinë, 42 të lënduar, nuk ka të plagosur

Të shtënat në Prishtinë, 42 të lënduar, nuk ka të plagosur

Stephanie Jane: Biografia e Hoxhës, një pjesë e historisë së Shqipërisë

Enver Hoxha trajtohet në History Today

Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
22 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com