Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ku jemi këtu ne?”/ Rama-Manjës: Janë dy fonde jashtë trajektores normale, këta s’kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat

2025/02/12 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ku jemi këtu ne?”/ Rama-Manjës: Janë dy fonde jashtë trajektores normale, këta s’kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për paratë për përmirësimin e standardeve në institucionet e drejtësisë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se SPAK po përdor metoda të vjetra në marrjen në pyetje të personave, pasi nuk kanë pajisje regjistrimi.

Ai tha se qeveria ka shpërndarë fonde dhe ka kohë që i ka kërkuar Manjës t’i propozojë Prokurorisë Speciale Inteligjencën Artificiale në të gjithë proceset.

”Si ka mundësi Ulsi, ministër i drejtësisë, e ju të tjerët drejtësisë, që kjo shumicë ka miratuar fonde. Dy fonde janë në buxhetin e shtetit që janë jashtë trajtoketores normale, fondi i mbrojtjes dhe drejtësisë.

Paga që nuk krahasohen me të askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë për drejtësinë dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat për personat që marrin në pyetje. I mbajnë në pyetje për orë të tëra dhe në fund të japin një copë letër. Dhe janë akoma te ajo (makina e shkrimit). Se kam qenë dhe unë njëherë dikur, unë flisja e njëri i binte makinës.

Ku jemi këtu ne? Në çdo film, sa herë që dikush shkon atje te hetuesit, e para i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi. Ne këtu në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe, por kemi dhe mikrofonin. Si mundemi ne apo kushdo qoftë. Kur futesh atje je në një republikë tjetër? Ai që ke përballë veç që është Prokuror është mbi ty? Nuk jeni të barabartë, por një mish që mund të shqyesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit?

Ka dy vjet që i kam thënë ministrit të Drejtësisë, që është mundësi se siç po bëjmë revolucion dixhital me shërbimet, integrimin, Inteligjencën Artificiale, i kam thënë propozoi Prokurorisë Speciale Inteligjencën Artificiale në të gjithë proceset, jo më këto elementaret, të regjistrohet dhe të zbardhët. Jo të rri me orë të tëra e ti japin një letër e firmos këtu. Këto janë standarte, jo kërkesa personale”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
“Nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë”/ Rama: Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim!

“Nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë”/ Rama: Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim!

“Dy kamikazë të PD në GJKKO thonë që do na shkrijnë”/ Rama: Altin Dumani të kërkojë gjurmët e…

“Dy kamikazë të PD në GJKKO thonë që do na shkrijnë”/ Rama: Altin Dumani të kërkojë gjurmët e…

Rama-socialistëve: Kokën lart dhe shtrëngoni dhëmbët, tërmet e flakë më 11 Maj!

Rama-socialistëve: Kokën lart dhe shtrëngoni dhëmbët, tërmet e flakë më 11 Maj!

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com