-U tha në Opinion

Ku janë thasët me euro të grabitura? Artan Hoxha jep një version


               Publikuar në : 22:47 - 25/04/19 |
geliano fataj

Gjetja e parave të grabitura nga Rinasi duket një mision i vështirë për autoritetet. Sipas Artan Hoxhës pas grabitës së 9 prill, disa orë më vonë kanë lëvizur dy makina në zonën ku një automjet i dyshuar se u përdor nga grabitësit dhe u gjet i djegur brenda në një tunel.

“Në orën 1 pas mesnate, dmth pas grabitjes së 9 Prillit kanë lëvizur dy makina, në atë vendin ku ka qenë tuneli që u dogj makina. Sasia e parave nuk është çuar në një vend, mund të jenë ndarë. Kjo është një punë e vështirë për gjetjen e tyre” tha gazetari.

Sa i përket përgjegjësve të tjerë, atyre që kanë patur mbi supe sigurinë brenda aeroportit të Rinasit gazetari Alfred Peza thotë se në ditët në vazhdim do të ketë akuza zyrtare.

“Janë marrë në pyetje të gjithë personat që përgjigjeshin deri dje për sigurinë e brendshme të Rinasit. Dhe në ditët në vijim mund të mbajnë përgjegjësi. Tani gjithë këta do paraqiten nga nesër dhe ditët e ardhme për tu marrë në pyetje”./Opinion.al

Pas