Bota

Ku i fshehin paratë oligarkët rusë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 28/03/22 |
Opi Nion

Rusët kanë rreth 1 trilion dollarë të fshehura në mbarë botën dhe shtetet po përpiqen t’i gjejnë këto para.

Rreth një e katërta e kësaj shume kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë – rusë të pasur të njohur si “oligarkë”, vlerëson Këshilli Atlantik i SHBA-së në raportin e tij të vitit 2020.

Për dekada, oligarkët rusë kanë lëvizur miliarda dollarë jashtë vendit, duke i vendosur ato në kompani guackë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë gjurmimin.

Historikisht, një pjeë nga këto para janë dërguar në Qipro, pasi oligarkët rusë janë  “joshur” nga taksat e favorshme.

Edhe territoret britanike si Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu destinacione të preferuara të tyre.

Por ka edhe një pjesë të konsiderueshme parash që shkojnë në Neë York apo Londër, ku investohen në biznese dhe korrin fitime.

Pas pushtimit të Ukrainës, shumë vende kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë.  Me sa duket synohet që të gjenden se ku fshihen këto para./Opinion.al

Pas