Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka ndodhur një episod që në fakt është i pari i këtij lloji në 20 vite të programit. Pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen në emision, njëri nga të ftuarit nuk ka ardhur në studio duke lënë karrigen bosh. Për më tepër, ky i ftuar as nuk ka njoftuar për mungesën e tij edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen në program live. është fjala për Zv. Ministrin e Brendshëm Besfor Lamallari, i cili ishte ftuar në studio të fliste për njësinë e re Task Forcë, që do të luftojë krimin e organizuar.
Ka qenë vetë drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu, i cili live deklaroi se Zv.Ministri kishte humbur. Se ku nuk dihet!