Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku fillon dhe ku mbaron privatësia e Ermirës grua dhe Ermirës politikane?

2016/04/02 at 2:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku fillon dhe ku mbaron privatësia e Ermirës grua dhe Ermirës politikane?

Nga Dritan Laci

Siç është bërë zakon në ngjarje të tilla, si ajo e përgjimit të supozuar seksual midis deputetes shqiptaro-maqedonase Ermira Mehmeti dhe zv/kryeministrit Musa Xhaferri, gjithmonë ka një debat mbi atë quhet e drejta e privatësisë.

Dhe si gjithmonë prevalojnë dy llogore mendimesh; njëra palë që mendon se publikimi i një përgjimi të tillë shkel privatësinë e individit dhe një palë tjetër që mendon se për hir të një qëllimi më madhor, ia vlen të shkelet privatësia dhe kësisoj publiku nuk ka asesi të privohet nga një regjistrim i tillë me sfond të fortë seksual, midis dy njerëzve të cilëve kanë zgjedhur të kenë akses publik.

Në fakt këto dy ditë të shpërthimit të një të ashtëquajtuari skandal të tillë; pasi Prokuroria do jetë ajo që do të vendosë nëse pretendimet për montazh janë të vërteta ose jo, solla ndërmend shumë video me pak a shumë të njëjtin sfond, të cilat media dhe gazetarë të cilët i dolën në krah Ermirës me apo pa të drejtë, nuk kanë pasur të njëjtën ndjeshmëri apo dilemë, kur u është dashur ti përdorin për të rritur kredencialet në redaksitë respektive apo klikimet në portalet e tyre.

Po i marr me radhë. Jo më larg se tri ditë më parë publikuam një video, ku një personazh të cilët vetë ne mediat e kemi pompuar ose prodhuar si personazh publik, u kap nga kamerat e sigurisë duke rrahur një femër.

A nuk ishte edhe ky personazh në një moment le të themi privat?

A nuk ishte edhe ky person një personazh publik?

A nuk u shkel edhe këtu e drejta e privatësisë?

A kishim ne të njëjtën ndjeshmëri, për ta mbrojtur këtë personazh nga një “dëm më i madh” siç është ekzekutimi final i prerjes së kokës, nëpërmjet publikimit të videos në media?

Po përse e bëmë? Dhe pse duhet të kemi një standard të dyfishtë me një tjetër personazh publik, në këtë rast një figurë më përfaqësuese, deputete e cila është zgjedhur nga vota e një populli?

A duhet t’ja mohojmë ne lexuesve, shikuesve, ndjekësve një përgjim të tillë?

A nuk do ishte mospublikimi i një video të tillë, një tradhëti nga ana jonë. mbi besimin që na kanë dhënë ndjekësit tanë?

Po marr një tjetë rast. Më të freskët. Jo më larg se dy ditë më parë, në furgonin e linjës Shkodër-Tiranë, dy pasagjerë djalë dhe vajzë, u fotografuan në momente të nxehta pasionale.

Shpejt fotoja, në formë virale, doli në të gjitha mediat. Ata, ndryshe nga shembulli i Ermirës dhe Musait, apo i personazhit tjetër publik që rrihte një vajzë, nuk janë personazhe publike.

Por ne i gjykuam për xhestin e tyre. E pra edhe ata, me të gjithë të drejtën e tyre, mund të na thonë: “ç’keni me jetën tonë”.

Mund të na thonë: “Kujt i intereson jeta jonë, dhe se çfarë bëjmë ne në jetë, që e publikoni në media?

Por, jo. Ne vendosëm një arsye të fortë, përse e publikuam.

Sepse, me të vërtetë ajo foto është shkrepur në një moment privatësie.

Me të vërtetë ata nuk janë personazhe që përbëjnë interes publik. Por veprimi i tyre është kryer në publik dhe si i tillë gjykojmë se publiku duhet të njihet me veprimin e tyre.

Atëherë përse duhet ta kursejmë Ermirën dhe Musain.

A nuk kanë zgjedhur ata të jenë personazhe publike? Nëse ata pretendojnë se u është shkelur privatësia, këtë duhet ta zgjidhin në organet e drejtësisë, siç ka bërë edhe zonja Mehmeti.

Interesi publik është ti njohë këta personazhe në të gjitha rethanat.

Të dijë si ata mendojnë, si ata sillen, cila është marrëdhënia e tyre përtej kamerave, përtej dukjes.

A nuk jemi ne që kërkojmë me këmbëngulje që deputetët të bëjnë testin e drogës.

Pse e kërkojmë? Sepse ata janë njerëzit që kanë në dorë ligjet. Ndryshe nuk do na interesonte privatësia e tyre.

Po në rastin e një përgjimi seksual nuk duhet të shqetësohemi?

Sepse një deputete, gjithmonë në rast se ai përgjim është i vërtetë, shumë mirë mund të shantazhohet nga një shërbim i huaj.

Nuk ka ndodhur? Po, ka ndodhur.

Janë të shumta rastet në histori. Dhe janë të shumta rastet, kur dobësia e momentit, vesi e me radhë kanë yshtur mëkate më të mëdha.

Ndaj sot rasti Mehmeti-Xhaferri, vlen për tu menduar dhe për tu ndalur.

Ku mbaron dhe ku fillon privatësia e Ermirës grua dhe Ermirës politikane? Dhe a kemi ne tagrin që për hir të një drejte kushtetuese, të fshehim një mëkat që mund të sjellë nesër një mëkat më të madh, siç mund të jetë siguria jonë kombëtare?

Po sikur në këtë përgjim, personi në krahun tjetër të telefonit të mos ishte Musa Xhaferri, por një agjent i kamufluar, i cili mund të shfrytëzonte dobësitë erotike të znj. Mehmeti, për qëllime të mbrapshta, a do vlente më diskutimi, nëse duhet ta publikonim apo jo një përgjim të tillë?

Ju sugjerojmë

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Para
Burg për të moshuarën, vodhi antidjersë dhe krem në market

Burg për të moshuarën, vodhi antidjersë dhe krem në market

Disa nga batutat labçe të kryeministrit Rama në Vlorë

Disa nga batutat labçe të kryeministrit Rama në Vlorë

Video skandali i dhunës, edukatorja e Jetimores përfundon në burg

Kjo është edukatorja që dhunoi fëmijën 3 vjeç e gjysmë në Durrës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
13 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
13 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë mbrëmjen e sotme një prononcim për mediat, lidhur me procesin...

Lexo më shumë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
13 Maj, 2025

Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa prej mbrëmjes...

Lexo më shumë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com