Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?

2025/05/28 at 9:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?

Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe që kancelari gjerman Friedrich Merzu pyet në lidhje me sjelljen e Izraelit në luftën në Rripin e Gazës në Forumin Evropian të Radios WDR në Berlin. Mund të supozohet se Merz i zgjodhi fjalët me kujdes kur u përgjigj se “nuk e kuptonte se çfarë po bënte ushtria izraelite aktualisht në Rripin e Gazës” dhe se “kjo nuk mund të justifikohej me luftën kundër terrorit të Hamasit”.

Ai e paralajmëroi qeverinë izraelite të mos bënte asgjë “që as miqtë e saj më të mirë nuk do të ishin më në gjendje ta pranonin”. Merz nuk i ka kritikuar kurrë publikisht veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës në këtë mënyrë.

Qeveria gjermane nën presion

Deklaratat e kancelarit erdhën në një kohë kur linja aktuale e qeverisë gjermanendaj Izraelit është ekspozuar ndaj presionit publik në rritje. Sipas sondazheve aktuale, shumica e popullsisë gjermane nuk i pranon veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat përfshijnë aksionet ushtarake por edhe uljen e ndihmës humanitare. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD), i cili është pjesë e qeverisë, ndërkohë po kërkon ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael.

Kjo kërkesë është formuluar prej kohësh në opozitë. Grupi parlamentar i Partisë së Majtë po kërkon një ndalim të plotë të dërgesave të armëve. Të Gjelbrit duan që të ndalen vetëm dërgesat e armëve të përdorura në luftën në Rripin e Gazës.

Bashkësia ndërkombëtare po diskuton gjithashtu një ndalim të mundshëm të dërgesave të armëve në Izrael. Qeveria spanjolle është në favor të kësaj. Ministri i Jashtëm gjermanJohann Wadepfule hodhi poshtë propozimin spanjoll gjatë vizitës së tij në Madrid. Kolegu i tij i partisë, kristiandemokrati Armin Laschet, i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, është gjithashtu ende në favor të “diplomacisë së qetë”.

Gjermania po dërgon nëndetëse dhe korveta

Mbështetja ushtarake gjermane për Izraelin ka një traditë të gjatë dhe rrënjët e saj janë në garancitë gjermane për sigurinë e shtetit hebre. Për shembull, nëndetëset gjermane kanë qenë në shërbim të marinës izraelite për shumë vite dhe, sipas raporteve të mediave të pavarura, ato mund të mbajnë edhe koka bërthamore.

Disa vjet më parë, Gjermania i dërgoi Izraelit korveta jashtëzakonisht moderne, të cilat tani janë në përdorim edhe në brigjet e Rripit të Gazës. Një shembull tjetër janë tanket izraelite që kanë motorë gjermanë dhe tyta topash gjermanë të instaluara.

Eksporte armësh miliona dollarëshe në Izrael

Vitin e kaluar, qeveria gjermane lejoi eksportet e armëvenë Izrael, me një vlerë totale prej 161 milionë eurosh. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën një vlerë prej 28 milionë eurosh. Kjo e vendos Izraelin në vendin e dhjetë të vendeve ku Gjermania eksporton armë dhe pajisje ushtarake. Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përbëhet nga kancelari gjerman, ministritë dhe ministrat përkatës, vendos për dërgesat. Seancat e këtij organi janë sekrete.

A do t’i kufizojë qeveria gjermane eksportet e ardhshme të armëve në Izrael? A do t’u bashkohej Gjermania sanksioneve që Bashkimi Evropian do t’i vendoste Izraelit, apo nuk do t’i bllokonte ato? Qeveria ende po shmang masa të tilla. Me deklaratat e saj të ashpra, Berlini po rrit presionin mbi udhëheqjen izraelite dhe shpreson se ajo do të dorëzohet.

Përfaqësuesit e qeverisë gjermane kanë theksuar vazhdimisht, se duhet të furnizohet më shumë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. “Shumë vonë dhe shumë pak”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, duke vlerësuar furnizimin e popullsisë palestineze.

Kancelari gjerman Merz ndoshta do ta diskutojë këtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike të planifikuar për këtë javë. DW

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj

Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK

Megaoperacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com