Aktualitet

Ku do të protestoni? Berisha: Është në dorë të protestuesve, bulevardin nuk e lëshojmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 01/12/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme shprehu sërish qëndrimin e tij për protestën e 6 dhjetorit, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta do të zhvillohet dhe do të jetë një protestë madhështore.

Sa i përket vendit se ku do të zhvillohet protesta, kryedemokrati u shpreh se do ta vendosin protestuesit ndërsa theksoi se nuk do ta “lëshojnë bulevardin”.

“Protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore. Liderët europiane nuk janë si Edi Rama, por të zgjedhur me votën e qytetarëve të tyre. Ata e dinë se nga vota e tyre buron e drejta. Gjithçka është në dorën e protestuesve dhe organizatorëve. Ata do vendosin. Ne bulevardin nuk e lëshojmë”, u shpreh Berisha.

Pas