Më 16 shkurt, teksa opozita pritet të protestojë në shesh, kryeministri Edi Rama duket se do të jetë në qytetin e Vlorës. Vendndodhjen e kreut të qeverisë e zbuloi ish ministri Damian Gjiknuri, përmes një statusi në rrjetin social facebook.
Ai lajmëron se Rama do të jetë në Vlorë, në Sheshin e Flamurit , në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”.
Statusi i plotë i ish ministrit Gjiknuri:
Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit ????/E.M