Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthyen magazinat në “shtëpi bari”,6 të arrestuar në Shkodër,2 punonjës të OSHEE

2021/12/23 at 11:32 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kthyen magazinat në “shtëpi bari”,6 të arrestuar në Shkodër,2 punonjës të OSHEE

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bushati”.

Mësohet se janë zbuluar dy magazina që ishin përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba dhe një ambient tjetër që shërbente për prodhimin e vazove plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Uniformat blu të Shkodrës raportojnë se janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohës, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë e fishekë luftarakë.

Policia ka arrestuar 6 shtetas, 2 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte bimë narkotike me anë të llambave, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushati”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: Gj. V., 33 vjeç, K. V., 21 vjeç, K. N., 22 vjeç, P. V., 56 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mnelë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasi A. K., 36 vjeç (përgjegjës i zonës) dhe A. K., 25 vjeç (lexues i matësit elektrik), banues në Bushat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

“Gjatë operacionit u zbuluan dy magazina që shtetasi Gj. V. i kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike në kushte laboratorike me anë të llambave, si dhe një magazinë ku prodhoheshin vazo plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 100 kilogramë cannabis sativa, 0.5 litra vaj hashashi, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, baza elektrike (llamba, stabilizatorë elektrikë që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike) dhe 187 kova plastike që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”,”-njofton policia.

Etiketa: 6 të arrestuarmagazina me drogeshkoder

Ju sugjerojmë

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Bota

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

9 Shkurt, 2026 12:24 pm
“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
Kryesore

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

9 Shkurt, 2026 12:16 pm
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Para

Dogjën flamujt e Serbisë, gjykata lë të lirë dy të arrestuarit

Gjermani/ Prodhimi i automjeteve bie në nivelin e vitit 1974

Gjermani/ Prodhimi i automjeteve bie në nivelin e vitit 1974

Vokshi:Arrestim i protestuesve i paligjshëm. Protestat kundër Ramës vazhdojnë

Vokshi:Arrestim i protestuesve i paligjshëm. Protestat kundër Ramës vazhdojnë

TE FUNDIT

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
9 Shkurt, 2026

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
9 Shkurt, 2026

Një vit pas arrestimit me urdhër të SPAK, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

Lexo më shumë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
9 Shkurt, 2026

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin. Mediat italiane...

Lexo më shumë

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com