Vija bregdetare dhe zona e ulët gjatë paradites do të mbizotërohen nga kthjellimet, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por pas mesdite pritet shfaqje e vranësirave të lehta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.