Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthimi në PD, Ruli: Nuk pretendoj të jem në ekipet qeverisëse

2020/08/06 at 7:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kthimi në PD, Ruli: Nuk pretendoj të jem në ekipet qeverisëse

Deputeti i PD, Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ndryshimi per marreveshjen e koncesionit per financimin, ngritjen dhe operimin e sherbimit te skanimit kontejnereve dhe automjeteve te tjera ne Republiken e Shiperise. /r/n/r/nLawmaker, Genc Ruli, during a parliamentary session.

Genc Ruli është kthyer në Partinë Demokratike, si pjesë e komisionit që do të vlerësojë kandidatët për deputetë dhe ky fakt ka kaluar jo pa vëmendje, nëse kujtojmë kritikat e tij ndaj liderit Basha tre vite më parë. Por gjatë një interviste në ABC News, Ruli ka thënë se të paktën prej dy vitesh ka një tjetër raport me Bashën.


“Mund të kemi të paktën dy vjet që jemi ulur herë pas here. Ndjehem akoma më mirë kur shoh që ka vëmendje dhe ai më dëgjon në këto këshilla të mirat. Shërbimin në funksion të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira, e shoh si  një detyrim moral dhe politik që kam në parti”, është shprehur ish-ministri për gazetaren Esiona Konomi.

Lidhur me të qenit e tij pjesë e aktive e PD, Ruli ka thënë:  “Unë përsëri nuk do të kandidoj për deputet, nuk do të pretendoj për të marrë pjesë në ekipet qeverisëse të PD-së, unë do të rri përsëri këtu në shtëpinë time”.

E ndërsa komisioni do të vlerësojë rreth 2000 emra të propozuara nga baza demokrate deri më 15 shtator, për Rulin janë disa elementë që do të prevalojnë për përzgjedhjen e emrave.

“Komisioni nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë revolucion në politikë. Eksperienca, karriera në PD, qëndrimet që ka mbajtur sidomos në betejat kyce të PD-së, për mua do të prevalojë si kriter.”

Lidhur me emrin e zotit Berisha dhe mundësinë për të qenë sërish në listat e PD, Ruli shprehet: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Mes emrave të propozuar nga baza për tu bërë deputetë është edhe kritikja tjetër, Jozefina Topalli. Por Ruli nuk jep një verdikt nëse ajo duhet apo jo të kandidohet.

“Për gjykimin që do të bëhet për të, jam i detyruar të ruaj kodin e etikës së komisionit ku bëj pjesë”.

Por kritikë të tjerë, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami ende nuk kanë pasur kthesën e Rulit për të hedhur pas të shkuarën e për të bashkuar fuqitë demokrate kundër Edi Ramës. Sipas Genc Rulit, përgjegjësia mund të jetë e të dyja palëve.

“Unë mirëpres që Basha të ndërmarri, apo edhe ata të  shprehen, sepse duhet të jetë reciproke, nëse duan apo jo të angazhohen në këtë proces elektoral, kur unë nuk them se janë të pandikueshëm dhe të padobishëm pozitivisht për këtë garë elektorale”.

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, për Genc Rulin nuk dëmton demokratët, të cilëve ju sheh si favor rritjen e besimit në elektorat, shoqëruar me një qeveri të konsumuar, që po mban pushtetin, por nuk po qeveris.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Kalo publikon foto me pacientin: Udhët e Tiranës t’a thyejnë zemrën

Infermieri shqiptar vjedh në bankomatin e 66-vjeçarit që vdiq nga Covid

Ministrja e Shëndetësisë me doktoraturë të vjedhur?

Ish-deputeti për Manastirliun: Shoqja Lenka, për ju t’ju rrojë partia

Fotot e reja, Rita Ora i lë pak vend imagjinatës dhe çmend rrjetin

Fotot e reja, Rita Ora i lë pak vend imagjinatës dhe çmend rrjetin
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com