Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani ka konfirmuar faktin që ish-prokurori i Krujës Haxhi Giu, i cili vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës, është kthyer edhe njëherë në vendin e dënimit, pas lirimit mëngjesin e sotëm. Sipas z. Kopani, Haxhi Giu duhet të jetë përfitues i amnistisë sipas ligjit. “Z. Giu është rikthyer në ambientet civile të burgut. Kërkuam verifikim të vendimit të gjyqit. Z. Giu ka vendim të formës së prerë, nuk është në hetim”