Turqia ka shtyrë vendimin për kthimin e Shën Sofisë në një xhami. Këshilli shtetëror tha se do të merrte një vendim brenda 15 ditëve.
Shën Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Atraksioni 1500-vjeçar, ka qenë fillimisht një katedrale, para se të bëhej xhami e më pas muze në vitet 1930, nën themeluesin laik të republikës moderne turke, Kemal Ataturk.
Islamikët në Turqi kërkojnë prej kohësh kthimin e Shën Sofisë në xhami, por pjesëtarë te opozitës laike e kundërshtojnë një lëvizje të tillë. Por, ishte presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ai që kërkoi ndryshimin e statusit të saj gjatë një tubimi elektoral vitin e kaluar.
Propozimi është dënuar nga liderë fetarë e politikë në mbarë botën./Opinion.al