Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthimi i krimit komunist në kujtesë/ A po tronditet shoqëria nga dhuna e ushtruar e Fatmir Xhafës?

2017/03/17 at 6:46 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Xhafa ka qenë xhelat që thyente kockat e armiqve të partisë në burgje

Nga dje shqiptarët kanë kthyer sytë nga e kaluara e tyre. Jo për nostaligjinë e kohës, por për makthet e përjetuara nën lëkurë.


Pas propozimit të kryeministrit për ribërjen e qeverisë me katër ministra, ka plasur vala e dhimbshme e dëshmive nga periudha e diktaturës komuniste.

Ministri që është caktuar si “i Punëve të Brendshme”, Fatmir Xhafa, sipas dëshmive ka ushtruar dhunë mbi viktimat e diktaturës komuniste.

Madje, duke shërbyer si hetues i të dënuarve politik, ai ka kapërcyer edhe ligjin e kohës, i cili ishte ligji më i egër mes të gjitha diktaturave.

Dëshmia e parë:

Valbona Duka, një nga viktimat e komunizmit, dëshmoi që nga Gjermania ku po jeton pas viteve ’90. “Fatmir Xhafa më ka torturuar, jam e gatshme te dëshmoj kundër tij”, tha ajo.

Përmes një lidhje telefonike nga Gjermania, Valbona Duka ka denoncuar Fatmir Xhafën dhe Kujtim Lulin për dhunë në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Zonja Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se “vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të”.

Duka theksoi se është e gatshme t’i dalë përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pësuar nga ai, pasi është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Sipas Valbona Dukës, i vëllai akuzohej se kishte pirë raki bashkë me disa shokë në kohën kur vdiq Enver Hoxha.

Dëshmia e dytë:

Ish-i burgosuri Xhavit Koni deklaron se deputeti Xhafaj në vitin ’86 ka qenë hetues në Krujë dhe ka ushtruar dhunë ndaj personave të ndaluar në dhomat e izolimit.

“Në korrik të vitit 1986 unë isha  në hetuesinë e Krujës, i akuzuar për një krim…Në dhomat e izolimit të hetuesisë unë kam qenë me Arben Dukën. Më pas kalova në një dhomë vetëm dhe pastaj në një dhomë me Adem Sulën. Fatmir Xhafaj ishte hetues i këtyre të dyve” thotë Xhaviti.

“Kam qenë 16 vjeç atëherë- vazhdon dëshminë… Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup. Në atë kohë, Fatmir Xhafa edhe pse nuk ishte hetuesi im, më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbenin dhe Ademi ishin kundër sistemit.

Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kisha në duar. “Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën”, më ka thënë.

Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirru policin që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’i ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’i shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite i kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushte e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që kam derdhur  aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse i kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë. “Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova”.

Për pak ditë emri i Fatmir Xhafës, si i propozuar i kryeministrit për Ministër të brendshëm do të jetë në tryezën e Presidentit të republikës për të marrë dekretimin. A do të dekretojë Presidenti?

Kjo është pyetja që po bëhet rëndom, pasi xhelatët e diktaturës komuniste i kanë kapërcyer të gjithë hallkat e ligjit dhe të shoqërisë dhe tani ndodhen në majë të pushtetit.

Kryetari i PD, Basha, sot që nga Çadra e protestës tha se “Xhafa bëhet ministër vetëm kur të kalojë mbi trupat tanë”.

 

 

Etiketa: dhunaShoqeriatronditjaxhafa


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
VIDEO/ ‘Trondit’ shoferët, vajza shfaqet e zhveshur mbi makinë

VIDEO/ 'Trondit' shoferët, vajza shfaqet e zhveshur mbi makinë

Video/ Ambasadori Britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

Video/ Ambasadori Britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

Foto/ Ky është djali “model”, që goditi për vdekje babain

Ju kujtohet Jurgen Kurti i cili u akuzua për vrasjen e të atit? Ja çfarë bën sot ai
















TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com