Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz.
I riu u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.