Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthejini demokracinë Shqipërisë!

2020/05/31 at 9:35 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kthejini demokracinë Shqipërisë!

-Nga Enkel Xhangoli


Politika Shqiptare arriti të prodhojë përsëri me Reformën Zgjedhore dështim dhe zhgënjim për qytetarët të cilët kishin një fije shprese se politikanët tanë do të linin mënjanë egoizmin dhe interesat e tyre.

Shihet qartë se kjo reformë është larg aspiratave dhe pritshmërive për një ndrsyhim të vërtetë, të thelluar dhe gjithpërfshirës. Të paktën, ajo duhet të përfshinte tri pika themelore; ndryshimin e sistemit zgjedhor, hapja e listave të kandidatëve dhe votimi i emigrantëve.

Pa këto tri pika, ndoshta edhe më shumë, kjo nuk mund të quhet reformë, por thjesht një përmirësim i kuadrit ligjor, gjë e cila lë të paprekur strukturat bazë për ndryshim të sitetmit të zgjedhjes. Kjo sjellje e palëve politike shkatërron besimin e qytetarëve për rikthimin tek shteti i së drejtës dhe demokracia.

Kur shikon rezultatet e arrira të kësaj pseudoreforme, kupton që gjithë kjo zhurmë artificiale u krijua për hiç gjë, madje dhe hapsirat mediatike që u është dhënë përfaqësuesve të Këshillit Politik është diçka e shkuar dëm.

Pas shumë krizave të provokuara qëllimisht, opozita dhe mazhoranca kanë luajtur hapur me fatin, besimin dhe nderin e shqiptarëve, të cilët në vitet ’90 synuan idealisht për një demokraci të vërtetë dhe jo që e ardhmja e tyre të drejtohej nga “çuna problematik”.

Pas 30 vitesh të rrëzimit të sistemit komunist, Shqipëria e cila është sa një qytet i njështeti europian, ka akoma një demokraci në trazicion dhe kërcënohet çdo ditë nga varfëria. Por, a ka mbajtur dikush përgjegjësi për talljen dhe vjedhjen që u bëhet djersës së shqiptarëve? Në dijeninë time, askush. Madje, ne i riprodhojmë këta tallës sadist në çdo zgjedhje, por dhe në rast se nuk i riprodhojmë ne, ata mund të ngjiten përsëri në majën e politikës përmes këtij sistemi dinak zgjedhor.

Nga ana tjetër, për çfarë shërbeu Këshilli Politik, përveçse për të bërë legjitime pjesëmarrje në tryezën e reformës për opozitën e dorëzuar para më shumë se një viti? Mendoj se ky model i gjetur, në zhvillim të përgjegjësive dhe të detyrimeve të faktorit politik e institucional, për kryerjen e reformimit të sistemit zgjedhor, rezultoi një hap zhgënjyes dhe jashtë pritshmërive, si për nga mënyra e funksionimit të tij, ashtu dhe nga tematika e çështjeve të mbuluara.

Këshilli Politik, dështoi para shqiptarëve për shkak se diskursi i lidershipeve politike vazhdon të mbetet i mbyllur në agjendat individuale e të ngushta të dy partive kryesore, duke minuar çdo ndryshim. Së paku, funksionimi i këtij Këshilli Politik, të kishte bërë hapin e parë në vendosjen e dialogut politik dhe të rikthimit institucional të këtij dialogu, e cila është rruga vetme e zgjidhjes së ngërçeve dhe problemeve në një demokraci.

Duhet ta theksoj fjalën dialog, pasi në 30 vite demokraci në vendin tonë fjala dialog politik është sinonimi i pazareve politike. Shqiptarëve u rrëmbehet çdo ditë demokracia, liria dhe mundësia për të jetuar në këtë vend nga përfaqësuesit e imponuar politikë. Një nga pikat që mendoj se është tepër e rëndësishme në sistemin zgjedhor është transparenca e financimeve të partive dhe fushatave elektorale.

Fushata në të cilën fusin duart politikanë ordinerë dhe persona me rekorde të larta kriminelësh, që shpesh herë gabimisht ne i etiketojmë dhe si biznesmenë.

Financimet janë ndër arsyet krysore pse në Kuvend kemi biznesmenë barkderra, ndërsa intelektualët e vërtetë përbuzen dhe anashkalohen. Financimet kombinuar me listat e mbylluar na sjellin këtë Kuvend që kemi sot, prej të cilit të vjen turp ta shohësh dhe dëgjosh e jo më të përfaqësohesh prej tij. A ka shqiptar që dëshiron që të përfaqësohet nga ky nivel ligjvënësish? Nga deputetë të cilët votojnë, por nuk e kanë idenë se çfarë votojnë? Akoma dhe më i keq është fakti që ata janë të vetëdijshëm që nuk janë deputetë, por thjesht kartona që ulen e ngrihen pavetëdije në errësirën e injorancës dhe në terrin e fodullokët të parave.

Ky parlament gjysmak mund të rikthehet dhe mundësia e rikthimit të tij me këtë sistem është reale dhe shumë e lartë. Për të mos u zgjatur, duhet thënë se dështimet e kësaj klase politike nuk kanë fund dhe nuk mund të numërohen të gjitha sot, por e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë që po vidhen në çdo dimesion.

Shqiptarëve u është marrë demokracia nga kjo politikë që ne kemi toleruar. Ne, qytetarët e thjeshtë duhet të kuptojmë që jemi pronarët e këtij vendi dhe jo skllevër të një grushti njerëzish, që në rastin më të mirë janë egositë dhe në shumë raste të tjera janë banditë pasurish, ëndrrash dhe shpresash. Për shkak të këtij grupi njerëzish po zhduket meritokracia në punësime për t’i lënë vendin të paaftëve me bindjeve politike dhe servilëve.

Pavarësisht padrejtësive të krijuara në këto tre dekada, ne duhet të kuptojmë se ndryshimi nuk vjen duke tundur flamuj partie, por duke u revoltuar në masë ndaj tyre.

E rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë që këtë rrënim na e dhuruan këta politikanë që betohen për drejtësi para nesh dhe na përqeshin për besimin tonë ndaj tyre. Kjo politikë hajdute nuk meriton falje dhe asnjë parti nuk mund të vijë në pushtet duke kërkuar falje, sikundër dhe një qeveri nuk mund të justifikohet duke krahasuar sjelljen e saj me qeverinë paraardhëse.

Ky grup që plaçkitën demokracinë dhe gjithçka tonën, nuk meritojnë falje. E vetmja gjë që mund të bëjnë këta ndyrësira të pangopur është që të rikthejnë demokracinë e vjedhur të qytetarëve. Nuk duhet të harrojmë se askush më mirë se sa ne nuk e di tmerrin e të jetuarit pa demokraci.

Etiketa: DemokraciEnkel Xhangolireforma zgjedhoreshqiperi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Kosova hap nesër kufijtë edhe më Shqipërinë

Kosova hap nesër kufijtë edhe më Shqipërinë

Publikohet tjetër video, si e dhunuan policët afro-amerikanin Floyd

Publikohet tjetër video, si e dhunuan policët afro-amerikanin Floyd

Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili takim me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane

“Zgjedhorja” pa marrëveshje,Bylykbashi:Opozita nuk heq dorë nga garancitë
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com