Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthehet nga SHBA dhe sheh se i zaptuan pronën, punëtori e dhunon fizikisht

2023/02/06 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kthehet nga SHBA dhe sheh se i zaptuan pronën, punëtori e dhunon fizikisht

Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan  se ka përfituar një pronë në Shirokë nga një hua e dhënë. Huaja nuk u kthye dhe ajo u bë pronare e truallit dhe më pas legalizoi banesën.


Kur është kthyer nga Amerika, ku jeton është njoftuar se dikush kishte ndërtuar pa leje në token e saj.

IMT e Bashkisë e kishte konstatuar ndërtimin dhe u nisën dy kallëzime në prokurori. Zonja pretendon se është dhunuar fizikisht nga njëri prej punëtoreve, derisa në vend ka mbërritur policia.

Mjeku ligjor i dha 9 ditë raport, për shkak të dëmtimit fizik, por prokurorja Shqiponja Milla, e pushoi çështjen.

Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër në muajin Mars. Janë bërë procedurat, por ndërtimi pa leje vazhdon të jetë po aty.

Denoncuesja: I kam dhënë dikujt një shumë të madhe dollarësh me një kush që nëse nuk i kthen, atëherë kjo tokë bëhet e imja. Banesa është e legalizuar dhe ai nuk ktheu atë detyrimin, borxhin që mori dhe toka u bë e imja. Toka është deri tek ai muri rrethues atje, tek muri i betonit. Gjithë kohën kam qenë më shumë në Amerikë se sa në Shqipëri dhe kur erdha në fillim të Marsit të këtij viti, mora vesh që dikush ishte futur dhe kishte shpërthyer rrethimin dhe ishte futur që të bëjë një ndërtim pa leje. Para se erdha unë, policia e kishte marrë vesh dhe kishte bërë disa herë procedime. Këtë ndërtim pa leje po e ndërton Gjeneto Harusha, ai jeton në Çikago dhe zbatimin e kësaj ndërtese është duke e bërë Mark Gjeka me punëtorët e tij. Me çështjen e ndërtimit pa leje, është marrë vendimi për prishjen dhe akoma nuk po ndodh asgjë.

Unë kam ardhur vazhdimisht për të kontrolluar situatën. Kam shikuar që ata ndërprisnin punimet dhe pastaj vazhdonin prapë. Me 20 Maj kur erdha pashë 7 punëtorë që po punonin vrullshëm. Në këtë kohë, unë njoftova policinë. Erdhën policia. Kur erdha me 7 Qershor pashë që kishin sjellë sërish materiale.  Këtë kohë, u ula poshtë dhe shikova rroba të punëtorëve, trasta me ushqime dhe me ujë dhe e kuptova që punëtorët ishin fshehur diku aty poshtë. Në këtë kohë, mora 129-ën, njoftova policinë dhe në kohën kur u ngjitja këtu tek rruga, roja i Margjekës m’u vërsul dhe më la të kuptoja që ti nuk ke nga ikën. Më është vërsulur, më ka dhunuar me forcë, më ka rënë grusht, ka tentuar me më sjellë rripin e çantës rreth qafës, më ka tërhequr me forcë krahun e djathit dhe kërkonte që të më fuste këtu tek shtëpia në kat të dytë dhe më tha “ti je e vdekur sot”. I thashë që nëse unë jam e vdekur sot, as ti nuk ke për të shpëtuar gjallë sepse unë kam njoftuar policinë dhe është duke ardhur. Më dhunoi sepse unë nuk i lejoja këto të vazhdonin punimet sepse ishin duke punuar në tokën time. Si përfundim mori celularin, e vendosi në një gur dhe mori një gur tjetër dhe e bëri copash. E ka marrë celularin në dorë dhe ka ikur me shpejtësi. Në këtë kohë, kamera ka pasur plot dhe kur ka ardhur në drejtim tim dhe kur ka ikur dhe ai është parë nga kamerat dhe as policia dhe a prokuroria nuk kanë pranuar. Kam nisur të ndihesha jashtë mase keq dhe thashë se nuk jam në gjendje të qëndroj as në karrige dhe sa jam çuar në këmbë me 2 vetë që më mbanin për krahësh, unë kam rënë pa ndjenja.

Kisha shenja plot në trup, filloi të më nxihej krahu gjatë kësaj kohe. Pastaj, policia ka njoftuar urgjencën dhe më kanë çuar në spital dhe dorën e majtë nuk kam mundur ta përdorja sepse ma kishte shtypur pjesën e kockës. Zëri për gati 2 muaj nga klithmat e mia që provova nga ai njeri, unë nuk e kam pasur zërin normal. Sipas mjekut, unë për 9 ditë do bëhesha mirë, ishte ai regjim shtrati. Unë akoma i kujtoj ato tmerret e asaj dite.

Policia e thërret këtë personin sepse i çuam fotot. Ai quhet David Delija dhe ai mohon gjithçka. Pastaj kjo çështje i kalon Prokurorisë, ajo e pushon çështjen me arsyetimin që vetëm po të më kishte mbytur, ai do të kishte pasur çështje.

Nga “Stop” unë kërkoj që të marrin drejtim kjo çështje dhe kjo ndërtesë të hiqet nga toka ime.  

Kryeinspektor Gentjan Ibro nga IMT Shkodër thotë se nuk është mbështetur nga Bashkia me mjete për të prishur ndërtesën pa leje dhe në muajin gusht i është drejtuar IKMT-së së përgjithshme.

Gentjan Ibro: Inspektoriati e ka konstatuar objektin e paligjshëm që në fazat fillestare të ndërtimit të këtij objekti, janë kryer të gjitha procedurat ligjore. Rasti në fjalë është adresuar dhe në prokurori si ndërtim i paligjshëm. Kemi ndërmarrë disa herë aksion për ekzekutimin e këtij objekti, por për shkak të mungesës së mjetit dhe relievit të thyer të zonës, është bërë i pamundur ekzekutimi i këtij objekti. Inspektoriati i drejtohet pushtetit vendor me kërkesë për mbështetje dhe në mungesë të mjeteve i drejtohet Inspektoriatit Kombëtar. Shkresa e fundit i është drejtuar më datë 9 Gusht 2022. Ne do të ritentojmë përsëri si pushtet vendor, mjafton që të sillet mjeti. Ka një vendim nga ana e kryeinspektorit për këtë objekt.

“Stop”u drejtuam në Bashkinë e Shkodrës, ku u tha se kanë mungesë logjistike dhe automjetet ekzistuese i kanë me difekt./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Problemi në sistemin bankar bllokon pagesat e personave në nevojë

Problemi në sistemin bankar bllokon pagesat e personave në nevojë

Berisha: McGonigal ka qenë në SPAK, ka takuar disa prokurorë për të më arrestuar

Berisha: McGonigal ka qenë në SPAK, ka takuar disa prokurorë për të më arrestuar

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari

Tiranë/ Ashensori bie nga kati i pestë në katin zero, brenda tij ndodheshin dy persona
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com