Ilir Meta u kthyer nga vizita në SHBA dhe pati takimin e parë për reformën në drejtësi. Në zyrën e tij sot u panë në hynë ambasadorët Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vllahutin.
Një ditë më parë drafti për reformën në drejtësi u përfshi në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, fakt që opozita e quajti skandaloz dhe të papranueshëm.
Vetë kryeministri Rama deklaroi po dje në Kuvend se reforma do të miratohet me cdo kusht. “Do kalojë me një vëlla këtej e një andej” tha ai, duke paralelizuar situatën me përballjen në Euro 2016 Shqipëri-Zvicër me vëllezërit Xhaka.