Një numër i madh emigrantësh janë kthyer orët e fundit në vendlindje për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Kjo ka krijuar radhë të gjata në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijë.
Sipas policisë në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë në territorin shqiptar 5248 shtetas dhe kanë dalë 2041 persona.
Për të përballuar situatën po punohet me shtatë sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje. Ndërsa në Kakavijë gjatë orëve të fundit kanë hyrë 6317 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 3142 persona. / tvKlan