Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në dhomën e hotelit ku po qëndronte në Ksamil. Bëhet fjalë për shtetasen Sindelyne Erzsebet, 66-vjeçe.
Sipas policisë 66-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al