-U tha në Opinion

Kryetarja e LSI e ashpër: Uroj që Fleckenstein të ketë qenë esëll


               Publikuar në : 23:12 - 06/03/19 |
geliano fataj

Kryetarja e LSI-së ka qenë tepër e ashpër me eurodeputetin gjerman Knut Fleckenstein. Pasi tregoi se çfarë ndodhi në takimin me eurodeputetët, ajo tha se Fleckenstein nuk është Zot.

Uroj që te jetë kandidat prapë për eurodeputet. Sa ceretefikata lindjeje ka zoti Fleckenstein tek shtëpia e vetë ne kemi diploma universiteti, pavarësisht se janë apo nuk janë universitete shqiptare dhe vetëm ta dijë që si këto universitetet që ka mbyllur Edi Rama nuk janë. E para e punës uroj të ketë qenë esëll kur e ka bërë atë deklaratë, e dyta e punë i kam këruar Komisionit Europian të sqarojë nëse është e vërtetë deklarata që ka thënë zoti Fleckenstein, apo jo. Sepse e nxori në titra Kuvendi i Shqipërisë, live tha kryerja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Unë po pres sqarim zyrtar, jam e bindur sepse nuk më shqetëson fare”, tha Kryemadhi në lidhje me deklaratën e eurodeputetit se “Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”. /G.F Opinion.al

Pas