Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetarja e Komisionit të Medias largohet nga mbledhja në shenjë revolte

2019/12/16 at 8:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarja e Komisionit të Medias largohet nga mbledhja në shenjë revolte

Komisioni i Medias u mblodh pasditen e sotme për projekt-ligjin për mediat online. Mbledhjen e hapi kryetarja e Komisionit, Fatjona Dhimitri e cila tha se paketa ligjore i jep kompetenca të zgjeruara Autoritet të Mediave Audivizive (AMA), e cila sipas saj mund të mbyllë mediat online ose të vendosë gjoba të papërballueshme.

Ndër të tjera ajo shtoi se komuniteti i gazetarëve ka shprehur shqetësim për thelbin e dy projekt-ligjeve duke kërkuar tërheqjen e tyre.

Pasi lexoi deklaratën, Dhimitri u largua, ndërsa drejtimin e komisionit e mori Milva Ekonomi. Diskutimet po vazhdojnë nga deputetët e PS por edhe nga përfaqësues zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, etj.

Deklaratë për mediat e Fatjona Dhimitrit, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke parë se mazhoranca në komisionin të cilin drejtoj dhe në Kuvendin e Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje për dy projektligjet e hartuara nga qeveria të njohura si “paketa antishpifje”, por përkundrazi me arrogancën që e karakterizon rrezikon t’i shndërrojë ato në ligje me forcën e kartonave në parlament, ju drejtohem me anë të kësaj deklarate përmes së cilës shpreh qëndrimin tim lidhur me rrezikun që këto dy projektligje paraqesin për lirinë e fjalës dhe mediave.

Prej momentit që dy projektligjet kanë ardhur në komision, e shqetësuar për pasojat e rënda që do të kenë mbi lirinë e mediave dhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri jam përpjekur që përmes seancave dëgjimore në komision të thërras përfaqësuesit e organizatave mediatike, të medias dhe të botës universitare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të marrë një mendim sa më të gjerë dhe të kualifikuar për projektligjet në diskutim.

Thuajse gjithë grupet e ftuara në komision janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre nga procedura parlamentare. Duke e sintetizuar qëndrimin e tyre për këto dy projektligje ata kanë theksuar se:

Projektligjet i japin AMA-s kompetenca të tilla që e shndërrojnë atë praktikisht në një organ të censurës mbi mediat online. AMA me kompetenca të zgjeruara përveçse në fushën e mediave audiovizive edhe në fushën e mediave elektronike fiton kompetenca të tilla që praktikisht në mënyrë arbitrare mund të mbyllë media apo të vendosë gjoba të tilla që janë të papërballueshme për mediat

Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare.

Problemet që adreson projektligji si shpifja, kanë mundësi të zgjidhen përmes legjislacionit ekzistues dhe për këtë arsye ata kanë argumentuar se nuk ka nevojë për projektligje të tjera.

Problemet që adresojnë projektligjet janë çështje të vetrregullimit të mediave dhe nuk mund të shndërrohen në ligj, pasi sipas mendimit të specialistëve aty ku vetrregullimi shndërrohet në ligj jemi në sistemin e censurës.

Këtë qëndrim ndaj ligjit të shprehur qoftë në komision, qoftë në forma të tjera e kanë mbajtur përfaqësues të BE-së (përmes ekspertit të tyre në komision), të OSBE-së përmes zotit Harlem Desir, të Këshillit të Evropës, 15 organizata mediatike të paraqitura në Komision, Përfaqësuesit e Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit të ftuara në komision në cilësinë e ekspertit, 35 organizata ndërkombëtare që militojnë për lirinë e mediave, partitë kryesore të opozitës dhe shumë personalitete të rëndësishme të mediave, kulturës dhe botës akademike.

Për mua është shumë e qartë tashmë se këto dy projektligje janë një kërcënim i madh dhe një sulm i rëndë që i bëhet lirisë së fjalës në përgjithësi, dhe lirisë së mediave në vendin tone. Dy projektligjet përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës. /Opinion.al

Etiketa: Fatjona Dhimitrikomisioni i mediaspaketa anti-shpifje

Ju sugjerojmë

Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global
Bota

Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global

27 Gusht, 2025 4:56 pm
Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin
Bota

Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin

27 Gusht, 2025 4:53 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s

27 Gusht, 2025 4:51 pm
Sulmi në e Gaza, ambasadori i Izraelit në OKB: Luftojmë terroristët, jo gazetarët
Bota

Sulmi në e Gaza, ambasadori i Izraelit në OKB: Luftojmë terroristët, jo gazetarët

27 Gusht, 2025 4:48 pm
Hyjnë në fuqi tarifat doganore prej 50% të Trump ndaj Indisë
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat doganore prej 50% të Trump ndaj Indisë

27 Gusht, 2025 4:44 pm
Trump i përgjigjet Lavrovit: Ai po flet budallallëqe për Zelensky
Bota

Trump i përgjigjet Lavrovit: Ai po flet budallallëqe për Zelensky

27 Gusht, 2025 4:08 pm
Pamje të frikshme nga Italia, rrufeja godet në mes të plazhit
Bota

Pamje të frikshme nga Italia, rrufeja godet në mes të plazhit

27 Gusht, 2025 4:03 pm
Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll
Aktualitet

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll

27 Gusht, 2025 4:00 pm
Qeveria gjermane miraton projektligjin për shërbimin vullnetar ushtarak
Bota

Qeveria gjermane miraton projektligjin për shërbimin vullnetar ushtarak

27 Gusht, 2025 3:59 pm
Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale
Bota

Trump: George dhe Alex Soros duhet të akuzohen për organizatë kriminale

27 Gusht, 2025 3:56 pm
Para
Humbën jetën dy gra, pronari i lokalit hoqi muret e pallatit 6-katësh

Humbën jetën dy gra, pronari i lokalit hoqi muret e pallatit 6-katësh

Milot, gjendet i vrarë 74-vjeçari

Milot, gjendet i vrarë 74-vjeçari

Pronari i Hotel Tropikal e mori lejen në bashki pasi ndërtoi

Pronari i Hotel Tropikal e mori lejen në bashki pasi ndërtoi

TE FUNDIT

Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global

Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global
27 Gusht, 2025

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. NBC News tha...

Lexo më shumë

Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin

Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin
27 Gusht, 2025

Me të paktën 100 miliardë euro, ky është projekti më i shtrenjtë i veçantë i armëve në Evropë: "Sistemi i...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s

Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s
27 Gusht, 2025

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë...

Lexo më shumë

Sulmi në e Gaza, ambasadori i Izraelit në OKB: Luftojmë terroristët, jo gazetarët

Sulmi në e Gaza, ambasadori i Izraelit në OKB: Luftojmë terroristët, jo gazetarët
27 Gusht, 2025

Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Danny Danon, është shprehur se autoritetet izraelite janë ende duke shqyrtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com