Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias kërkon dorëheqjen e Shahinit

2020/02/20 at 10:26 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias kërkon dorëheqjen e Shahinit

Kryetarja e Komisionit Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik në Parlament, Fatjona Dhimitri i ka kërkuar ministres së Arsimit, Besa Shahini të japë dorëheqjen pas publikimit në media të skandalit në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier ku u zbulua një mësues që i kërkonte favore seksuale një nxënëseje minorene.

Në një status në Facebook, Dhimitri i drejton disa pyetje ministres ku i kërkon se kur do të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë ngjarje dhe si planifikon ta luftojë këtë fenomen në shkolla.

Ajo e akuzon ministren Shahini se nuk mund të fshihet pas “kolltukut ministror” dhe të heshtë për këtë ngjarje duke u mjaftuar me shkarkimin nga puna të mësuesit Agron Bego.

Për këtë arsye dhe të tjera që ajo i liston si dështime të ministres, Dhimitri kërkon nga Shahini dorëheqjen e saj.

Postimi i plotë i Fatjona Dhimitrit

Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publikisht disa pyetjeve:

Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit seksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias?

Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë?

Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?!

A ka marrë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste?

Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit seksual?

Si mund të uleni në atë karrige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucionet arsimore publike që ju mbuloni dhe keni për detyrë të menaxhoni, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dhunues të rëndomtë?

Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni publik e pa live se si sillej me nxënësit!

Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me heshtjen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në strehë dhune!

Nuk mjaftuan gafat tuaja të njëpasnjëshme në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, nuk mjaftoi paaftësia juaj si Ministre e Arsimit për tu përballur me situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor sot. Nuk mjaftoi shkatërrimi që i shkaktuat Akademisë se Shkencave me platformën mbretit pa kurorë “Gjinushi “.

Nuk mjaftoi paaftësia dhe memecëria juaj për rehabilitin e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nuk mjaftoi dështimi i reformave në arsim, por tani duket se nuk ja kurseni as mësuesët pedofilë, e as militantët keqeverisjes Rama.

Si e justifikoni rastin e mësuesit zhigolo të liceut të Fierit? Përse hesht?!

Faktet dëshmojne qartë se propaganduesit e qeverisjes suaj luajnë me fatet e nxënësve në atë që duhet të ishte tempulli i dijes por praktikisht është kthyer në një vend të abuzimit seksual të pedofilëve ndaj fëmijve tanë të pambrojtur nga ju.

JU KENI DËSHTUAR! JEPNI DORËHEQJEN BESA! /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
Bota

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
Aktualitet

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

23 Qershor, 2025 12:21 pm
BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
Bota

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
Aktualitet

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
Aktualitet

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

23 Qershor, 2025 12:03 pm
Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë
Aktualitet

Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë

23 Qershor, 2025 11:57 am
Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin
Aktualitet

Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin

23 Qershor, 2025 11:39 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Tridhjetë e gjashtë tentime, Kosova ende pa Kuvend të ri

23 Qershor, 2025 11:35 am
Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

23 Qershor, 2025 11:20 am
Para
Shqiptarët po ikin… Dashamir Shehi: Këtu nuk ke bukë, nuk ke siguri

Opinion/Pse dhe ku ikin shqiptarët?

Kurti flet për rolin e ambasadorit Grenell dhe ndryshimin e kufijëve

Kurti flet për rolin e ambasadorit Grenell dhe ndryshimin e kufijëve

Pas 5 muajve, dosja e Tahirit mbërrin në Apel, sot hidhet shorti

Pas 5 muajve, dosja e Tahirit mbërrin në Apel, sot hidhet shorti

TE FUNDIT

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
23 Qershor, 2025

Irani e ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt Izraelit të hënën, si dhe i ka paralajmëruar njëkohësisht gjithashtu...

Lexo më shumë

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona
23 Qershor, 2025

Janë mbyllur hetimet nga ana e Prokurorisë së Fierit për vrasjen e Elton Javorit dhe janë dërguar për gjykim 5...

Lexo më shumë

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
23 Qershor, 2025

Përveçse me një parlament të ri, vjeshta do të vijë edhe me një tjetër garë elektorale për partitë politike. Berati,...

Lexo më shumë

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
23 Qershor, 2025

Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte mbyllja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com