Aktualitet

Kryetarja e Forumit të Gruas në PPE-Bashës: Shmang çdo ndërhyrje të dëmshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 06/11/21 |
Opi Nion

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar pas vendimit të Bashës për mbajtjen e zgjedhjeve në Lidhjen e Gruas në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në “Twitter”, ish-eurodeputetja gjermane si kryetare e Grave të Partive Popullore Europiane i bën thirrje Bashës që të respektojë statutin e LDGSH dhe të shmangë ndërhyrjet e dëmshme.

“Si Kryetare e Grave të Partive Popullore Europiane i bëj thirrje z.Lulzim Basha, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë që të respektojë statutin e Lidhjes Demokratike të Grave në Shqipëri dhe të frenojë veten nga çdo ndërhyrje e dëmshme”, shkuan ajo.

Kreu i PD pas hapjes së garës për votimin e drejtuesve të rinj të forumit rinor, ka hapur garën në Lidhjen Demokrate të Gruas.

Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për të parën herë për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Pas