Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetari i SPAK: Shumë institucione të përfshira tek inceneratorët

2022/08/05 at 7:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i SPAK: Shumë institucione të përfshira tek inceneratorët

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ndodhet që prej ditës së hënë në SHBA, së bashku me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një tjetër prokuror të SPAK.


Kraja ka pohuar për Zërin e Amerikës se gjatë këtyre ditëve ata kanë zhvilluar takime në institucionet më të larta, si DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA, apo struktura të tjera të zbatimit të ligjit.

“Qëllimi ynë i vizitës ishte që e para të prezantojmë punën e SPAK deri tani, pra çfarë kemi bërë, ku kemi arritur dhe së dyti të vendosim piketat e bashkëpunimit në të ardhmen, në kuptimin e strategjisë se si do të zhvillohet ky institucion. Në të gjitha takimet arritëm në një konkluzion të përbashkët, që ky projekt i filluar, që është një projekt i guximshëm duhet vazhduar dhe çuar deri në fund. Është një projekt i filluar nga shteti shqiptar në bashkëpunim me mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe BE, për krijimin e SPAK po flas, dhe në këto kushte duhet të vijojë mbështetja për ta konsoliduar më shumë edhe për të vazhduar punën si strukturë për të dhënë rezultatet që priten”, tha Kraja.

Në intervistë, pasi u pyet nëse në SPAK ka trysni nga opinionet politike, Kraja u shpreh se prokurorët veprojnë bazuar në ligje. Ai theksoi se është e rëndësishme që prokurorët e SPAK të jenë të pavarur dhe objektivë në vendimmarrje. Sipas tij, është rënë dakord mes tyre si grup prokurorësh dhe hetuesish të BKH që të rrinë sa më larg opinioneve që shprehen nga partitë politike në lidhje me punën që duhet të ndjekë SPAK.

“Ne veprojmë bazuar në ligje gjithmonë. Opinioni publik ka të drejtën e tij të shprehet. Partitë politike po ashtu. Secili shprehet sipas interesit të tij. Problemi është që duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ne nuk veprojmë në bazë të një liste të caktuar, apo në bazë të një radhe të caktuar, por në bazë të provave, për ato dosje penale që ne kemi dhe pastaj kur arrihet që provohet fajësia e dikujt marrim masa për t’i çuar për gjykim. Kjo është puna jonë. Ajo që kemi rënë dakord si grup, si prokurorë dhe hetues të BKH-së, është që të rrimë sa më larg këtyre opinioneve që shprehen qoftë nga parti politike, në media të ndryshme në lidhje me punën se çfarë duhet të bëjë dhe nuk duhet të bëjë SPAK. Secili prej prokurorëve ka dosjet e tij përpara. Është i pavarur. Është i detyruar të mbledhë prova, të japë zgjidhje ligjore dhe e rëndësishme është të jetë i pavarur dhe objektiv në vendimmarrje”.

Kraja foli edhe për çështjet që po hetohen, ndër to, inceneratorët.

“Çështja e inceneratorëve është çështje shumë komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione shqiptare që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti. Po kështu është një volum i madh pune për  të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Ne kemi tre hetime, pra tre çështje penale për secilin nga inceneratorët, pra Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Për dy të parët kemi arritur disa konkluzione paraprake, kemi bërë disa njoftime që ju i dini tashmë sepse janë bërë publike. Kemi ngritur përgjegjësi për disa persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, por hetimet vazhdojnë. Edhe për inceneratorin e Tiranës do të vijojnë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Në qoftë se ka përgjegjësi penale, kush ka dhe do përgjigjet kush të ketë shkelur ligjin”, u shpreh Kraja.

Sa i përket hetimit të koncesioneve në shëndetësi, Kraja tha se “Po punohet intensivisht sidomos tani pasi është plotësuar numri i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit me të gjitha këto dosje për të mbledhur provat e nevojshme dhe për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe ka përgjegjësi njeri apo jo. Ai që ka do përgjigjet para ligjit, kushdo që të jetë”.

Kraja foli edhe për hetimin e grupeve kriminale. Sipas tij, grupet shqiptare kanë rritur aktivitetin jashtë vendit dhe paratë që i fitojnë i investojnë në vendin tonë.

Prandaj për këtë arsye ai u shpreh se SPAK ka vendosur kontakte me institucionet e huaja në mënyrë që të godasin këto grupe.



Ju sugjerojmë

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
Bota

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Para
“Mund Realin dhe fitoj trofe”, Lewandowski prezantohet te Barcelona

"Mund Realin dhe fitoj trofe", Lewandowski prezantohet te Barcelona

Ngjarja në Himarë, Berisha publikon denoncimin: Skafi përdorej për trafik droge

Ngjarja në Himarë, Berisha publikon denoncimin: Skafi përdorej për trafik droge

VIDEO/ Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, marinsi braktis detyrën nga frika

VIDEO/ Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, marinsi braktis detyrën nga frika
















TE FUNDIT

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
26 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
26 Dhjetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke...

Lexo më shumë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
26 Dhjetor, 2025

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë...

Lexo më shumë

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
26 Dhjetor, 2025

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com