Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetari i Bashkisë ngre alarmin: Dibra është kthyer në ‘El Paso’, policia të arrestojë gangsterët e PDIU-së

2018/01/31 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë ngre alarmin: Dibra është kthyer në ‘El Paso’, policia të arrestojë gangsterët e PDIU-së

Ajo ç’ka ka ndodhur sot në zyrat e Bashkisë së Dibrës është alarmante dhe duhen marra masa urgjente nga policia dhe prokuroria deklaron kryebashkiaku socialist Muharrem Rama. Ai akuzon eksponente te PDIU se e kanë kthyer Dibrën në El Paso, por pa u permendur emrat.


“Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Në fakt, me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithçka”, thotë ai. Kujtojmë se deputete e PDIU për këtë qark në siglën e PDIU ka dalë Reme Lala.

Më poshtë deklarata e plotë e kryebashkiakut të Dibrës

Sot në ambjentet e Bashkisë Dibër një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë. Ata kanë hyrë me forcë në ambjentet e Bashkisë duke rrahur e goditur rëndë 4 pjesëtarë të tjerë të Stafit të Bashkisë, që aktualisht po kurohen në Spitalin Rajonal Dibër.

Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtronjë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore. Prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje, dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibër.

E gjithë kjo është dicka e paprecedent dhe nuk ka ku të rrijë, gjë që tregon se çfarë niveli dhe begraundi përfaqësojnë njerëzit e PDIU-së në Dibër. Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Në fakt, me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin. Eshtë e trishtë të mendosh se kjo ndodh në një vend në Europë, në vitin 2018.

Eshtë fatkeqësi që politika të bjerë në këtë llum dhe është detyrë e të gjithë opinionit publik, të ngrihet e të dënojë shfaqje të tilla të shëmtuara, të cilat nuk mund të jenë fytyra jonë. Shqipëria nuk është Ëild Ëest dhe Dibra nuk është El Paso.

Dibra nuk ka qenë kurrë një vend kaubojsësh e gangsterë, por ka qenë gjithmonë një vend i begatë burrash të mençur që kanë ditur t’i dalin për zot vetes e madje të gjithë Shqipërisë. Është fatkeqësi që sot Dibra të bjerë në batakun e disa banditëve ordinerë që, nëpërmjet dhunës dhe barbarisë, kërkojnë ta shndërrojnë këtë qytet në një feud personal.

Kjo nuk do të lejohet të ndodhë!

Ftoj instancat ligjzbatuese te zbardhin kete incident dhe të çojnë përpara përgjegjësisë autorët! Vetë Bashkia do të bëjë detyrën e saj, duke marrë masat më të ashpra disiplinore që ka në dorë.

Lexo edhe:
Perplasja ne Bashkine e Dibres

Etiketa: akuzabanda DiberMuharrem Ramapdiu


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Para
Pse prindërit nuk duhet të flenë me foshnjat në një krevat?

Pse prindërit nuk duhet të flenë me foshnjat në një krevat?

Pak javë para Vettingut, jep dorëheqjen anëtari më i vjetër i Kushtetueses

Dorëhiqet Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese drejt kolapsit

Tani topi është në fushën e Arta Markut: Pse e largoi nga Shqipëria financierin e Habilajve?

Ekstradimi i Nezar Seitit/ KLD nis hetim për gjyqtarin që lejoi ekstradimin e financierit të Habilajve
















TE FUNDIT

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
27 Dhjetor, 2025

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se...

Lexo më shumë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij. Sipas Policisë, 34-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com