Kryesore

Kryetarët nuk gjejnë Bashën si shkaktar të humbjes: S’duhet të mendosh dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 08/03/22 |
el ida

Drejtuesit e Partisë Demokratike në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin kanë dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës, gjatë Kolegjit të Kryetarëve që vijon në selinë e PD prej orës 17:30.

Ndryshe nga deputetët, ku një pjesë e madhe e tyre kërkuan organizim të partisë e madje edhe largimin e kryetarit Basha, duket se kryetarët në rrethe nuk kanë e gjetur shkakun e humbjes tek zoti Basha.

Fran Frrokaj, nënkryetar i PD në Lezhë Frrokaj është shprehur se Basha nuk është humbësi, ndërkohë që kryetari i degës së Kurbinit Behar Haxhia ka thënë se Basha nuk duhet ta mendojë dorëheqjen.

Frrokaj: Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër.  Kishte krejt shtetin por humbi me 1 milion vota kundër.

Behar Haxhia: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti? Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen.

Mark Ruçi, Mirditë: Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë./Opinion.al

Pas