Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryesia e LSI, Kryemadhi: Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelët

2018/10/03 at 4:10 PM
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryesia e LSI, Kryemadhi: Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelët

Sot është mbledhur  Kryesia e LSI.Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut,  shigjetoi edhe policinë dhe Prokurorinë për këtë çështje e sipas saj ato nuk e zgjdhin krimin por e mbulojnë atë e njëra tjetrën. Ajo gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron kriminelët.


“Rasti i Xhisiela Malokut i bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit, që Policia jo vetëm që nuk e zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm që nuk e zgjidh problem apo ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr viktimën, agresuesin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin, dhe viktimën e nxjerr përdhunues. Kryeministri që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe Parlamentit. “- tha Kryemadhi.

Fjala e plotë:

Jemi në këtë mbledhje të kryesisë për të diskutuar përsa i përket aksionit opozitar, duke pasur parasysh tashmë që fronti opozitar nuk është më një numër i caktuar partish, por është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, duke qenë në një maxhorancë numerike përsa i përket bashkëqeverisjes me krimin, e cila nuk është gjë tjetër veçse një kupolë ose një shtet i grabitur nga një grup grabitësish dhe gangsterësh.

Mendojmë se ne si LSI, shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por do të jetë vonë për fëmijët e shqiptarëve, të cilët sot ndihen më të rrezikuar se çdo ditë tjetër.

Rasti i Xhisiela Malokut i bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit, që Policia jo vetëm që nuk e zbulon krimin, por e mbulon atë.

Prokuroria jo vetëm që nuk e zgjidh problem apo ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr viktimën, agresuesin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin, dhe viktimën e nxjerr përdhunues.

Kryeministri që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe Parlamentit.

Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur Partinë Socialiste dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën e komprometimin e thellë që kanë midis njëri-tjetrit që kanë qoftë në aferat e tyre, qoftë në trafikun e drogës, apo qoftë të korrupsionit.

Shteti që dhunon, rreh, poshtëron qytetarët e thjeshtë dhe mbron me gjoks haptazi kriminelët, siç bëri kryeministri.

Kemi shtetin dhe Policinë që rreh fëmijët, të cilët në vitin 2018 dalin për të mbrojtur shkollën tyre, sepse një shkollë në një nga komunat më të mëdha të Bashkisë së Elbasanit do të prishet për ti hapur rrugën një biznesi peshku në Labinot, i cili jo vetëm ka ndotur lumin e Shkumbinit, por ka ndodhur edhe ujin e pijshëm të atyre banorëve atje.

Të shkosh në dyert e shtetit sot, është njëlloj si të shkosh dhe të dorëzohesh në gojën e ujkut. Shteti të rreh, të vret dhe të varros për së gjalli. Ky është shteti i Edi Ramës!

Nëse informon shtetin për një kriminel, dhunohesh ti , dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Në fakt Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Sinqeriteti i tij merr notën maksimale në delirin e madhështisë së gënjeshtrës së tij.

Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër.

Ky është standardi që ka vendosur në fakt Edi Rama për Elvis Rroshin, Agron Xhafajn dhe së fundmi për përdhunuesin e Fushë-Krujës e plot e plot të tjerë kryetarë bashkie, ministra apo drejtorë.

Ndaj më lejoni që në emrin tuaj dhe nëpërmjet këtij prononcimi live të mbledhjes së Kryesisë t’i themi të gjithë shqiptarëve që mos ta besojnë kurrë atë. Ai jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm që është një grabitës, po ai është një njeri i cili është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Edi Rama është njeriu që ka grabitur sot dhe ka rrëmbyer shtetin dhe përveç kësaj ndihet aq i rrezikuar saqë dëgjojmë edhe propozimet qesharake të tij që kanë të bëjnë me paketën antishpifje. Që është një paketë që i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama.

Mjafton të mbledhim të gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më monstruozet dhe më të poshtrat.

Ashtu siç quajti edhe Xhiselën përdhunuese në telenovelën e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë edhe gjithë shqiptarët trafikantë droge, do t’i quajë shqiptarët kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i pastër dhe i ndershëm i shoqërisë shqiptare.

Mendoj që sot në këtë mbledhje të Kryesisë ne të vazhdojmë me axhendën për sa i përket angazhimit tonë, detyrimet që ne kemi si pjesë e frontit opozitar ku më pas do të bëjmë axhendën e lëvizjes sonë në të gjithë Shqipërinë , qoftë strukturat e rinisë qoftë edhe strukturat e gruas.

Mendoj që është shumë ë rëndësishme përfshirja e anëtarëve të Kryesisë në të gjithë këtë axhendë.

Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa.

Pozicionimi ynë dhe ndarja me atë Parlament, që nuk është gjë tjetër, por vetëm një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve dhe nuk ofron më asgjë tjetër përveç se i ofron opozitës për të qenë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij.

Etiketa: kryemadhiLSImbledhje


Ju sugjerojmë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Para
PD letër Ruçit: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht Xhafaj dhe Veliu

Zhdukja e kamerave, Ministria i përgjigjet PD: Prokuroria, Zot i hetimeve

Ja në cilin televizion dhe me çfarë emisioni do ta shihni Marina Vjollcën

Ja në cilin televizion dhe me çfarë emisioni do ta shihni Marina Vjollcën

PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

“Xhisela”, Basha i nxjerr videon Ramës: Dole bllof dhe me Roshin!
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com