Kryesore

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miraton Komisionin e Vlerësimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 03/08/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD ka miratuar Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga:

Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër

Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD

Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD

Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit

Mark Marku, pedagog, ish deputet

Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarëisa e PD.

Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funskionimit të PD.

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”- u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale.

 “Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”,- u shpreh zoti Basha./ Opinion.al

Pas