ROME- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvillluar gjatë vizitës në Romë Presidentin e Senatit italian Pietro Grosso nga i cili ka marr mbështetjen e Italisë për procesin e çeljes së negociatave të antarësimit në BE. Grosso mendon se thelbesore për të arritur në këtë fazë të procesit të integrimit europian për vendin tonë është reforma ne drejtesi.
Për Presidentin e Senatit Italian vetëm me reformat e duhura i gjithe Ballkani mund të ketë të ardhmen europiane të sigurte.
Qendrimin e tij Pietro Grosso ia ka komunikuar gjatë takimit në Romë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me te cilin kane ndare vlersimin e perbashket se kekrohet nje reforme substanciale ne sistemin e drejtesise cka do ti hapte rruge çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ç’ka Italia do ta mbështese fort garanton Grosso.
Meta dhe Grosso ka bashkëbiseduar dhe për ndikimin pozitive multi rajonal qe do të kenë zbatimi i projektit TAP si dhe për potencialet investuese në sektor të tjerë.