Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeqyteti sudanez goditet nga sulmet ajrore

2023/05/22 at 4:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeqyteti sudanez goditet nga sulmet ajrore

Ushtria e Sudanit ka kryer sulme ajrore në kryeqytet, Kartum, të hënën, thanë banorët, teksa ushtria po tenton të fitojë terren kundrejt rivalëve paramilitarë disa orë para se të hyjë në fuqi një armëpushim njëjavor.

Armëpushimi synon të lejojë dërgimin e ndihmës për banorët e Sudanit. Ushtria po ashtu ka kryer sulme ajrore edhe mbrëmjen e së dielës, duke shënjestruar makina ushtarake të Forcës paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, që operojnë në zonat e banuara në kryeqytet.

Luftimet mes ushtrisë dhe kësaj force kanë nisur më 15 prill. Të dyja palët kanë thënë se do të respektojnë marrëveshjen që do të nisë në orën 21:45, sipas kohës lokale

Në armëpushimet paraprake ka pasur luftime, por kjo është hera e parë që palët pajtohen për armëpushim pas negociatave.

Në marrëveshjen e armëpushimit është përfshirë edhe mekanizimi i monitorimit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të ushtrisë dhe forcës paramilitare. Po ashtu, në këtë mekanizëm do të ketë përfaqësues të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara, që ndërmjetësuan marrëveshjen pas bisedimeve në Xhedah.

Marrëveshja ka rritur shpresat se lufta do të ndërpritet. Si pasojë e luftimeve, pothuajse 1.1 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe mbi 250.000 që janë larguar në shtetet fqinje, duke kërcënuar destabilizimin e rajonit.

Të hënën, banorët kanë raportuar për sulme ajrore në Kartum, Omduram dhe Bahri. Po ashtu është raportuar për luftime në qendër të Kartumit.

Dy gjeneralët që po luftojnë janë ai i ushtrisë, Abdel Fattah al-Buhran dhe udhëheqësi i forcave paramilitare, Mohamed Hamdan Dagalo. Që të dy kanë mbajtur pozita udhëheqëse në këshillin që udhëheq shtetin që nga viti 2019, kur u rrëzua nga pushteti Omar al-Bashir. Dy vjet më vonë, gjeneralët organizuan një grusht-shtet, duke marrë nën kontroll shteti.

Por, që të dy kanë mospajtime lidhur me procesin e tranzicionit në sundim civil.

Luftimet nisën më 15 prill për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy gjeneralëve lidhur me planet që Forcat e Mbështetjes së Shpejtë t’i bashkohet ushtrisë dhe se kush do ta udhëheqë ushtrinë e re./ REL

Ju sugjerojmë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

4 Janar, 2026 9:34 pm
Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

4 Janar, 2026 8:30 pm
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

4 Janar, 2026 7:02 pm
Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?
Bota

Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?

4 Janar, 2026 6:39 pm
Auto-Skicë
Bota

Rubio: SHBA nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

4 Janar, 2026 6:04 pm
Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
Bota

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

4 Janar, 2026 3:57 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma

4 Janar, 2026 3:48 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

4 Janar, 2026 3:34 pm
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
Para
Lideri i  Çeçenisë: Perëndimi kërkon që të më heqë qafe

Lideri i Çeçenisë: Perëndimi kërkon që të më heqë qafe

Grushtet e tij “mburojë” kundër ultrasve të Alkmar, tifozit të West Ham i thurin këngë

Grushtet e tij “mburojë” kundër ultrasve të Alkmar, tifozit të West Ham i thurin këngë

Nuk deklaroi paratë, ndalohet malazezi në Rinas

Nuk deklaroi paratë, ndalohet malazezi në Rinas

TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
4 Janar, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
4 Janar, 2026

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën....

Lexo më shumë

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
4 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet...

Lexo më shumë

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com