Parlamenti i Kazakistanit ka aprovuar një propozim për të ndryshuar emrin e Astanas, kryeqytetit të vendit, në Nursultan, në nder të ish-presidentit Nursultan Nazarbayev. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia kombëtare e shtypit kazak.
Nursultan Nazarbayev u dorëhoq nga posti i presidentit të martën e 19 marsit, pas tre dekadash në këtë detyrë. Deri dje, ai ishte presidenti i parë dhe i vetëm i vendit, që prej ndarjes nga Bashkimi Sovjetik më 1990.
Propozimi për të ndryshuar emrin e kryeqytetit u bë nga Kassym-Jomart Tokayev, Kryetari i Parlamentit i cili sot mori edhe detyrën e Presidentit, deri në zgjedhjet presidenciale.
Qyteti u themelua në vitin 1830 me emrin Akmoly dhe në historinë e tij, ka ndërruar shumë herë emrin, deri sa iu vu Astana në vitin 1997, që në gjuhën kazake do të thotë pikërisht “kryeqytet”./Opinion.al