Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurorja “e rrëmbyer” si një çupëlinë e trafikuar

2017/12/19 at 9:36 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurorja “e rrëmbyer” si një çupëlinë e trafikuar

Nga Andi Bushati


Ka një sekuencë filmike domethënëse, që po aq shpejt sa doli, po me atë shpejtësi u zhduk nga ekranet. Teksa parlamenti ishte tym edhe flakë, teksa ministrat po mbroheshin nga garda, teksa deputetët po përgatiteshin të votonin pa karta elektronike, teksa kandidatja për kryeprokurore, e veshur solemnisht me një kostum të errët dhe me një këmishë të bardhe, po priste të betohej, njëri nga badigardët e qeverisë i vuri asaj mbi kokë një çadër, për t’a mbrojtur nga sulmet e opozitës.

Mjafton ky episod i shkurtër, tashmë i fiksuar në celuloid, për të shpjeguar më mirë sesa lumej të tërë fjalësh, atë që ndodhi në parlament, në seancën farsë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Mjafton ai për të shpjeguar se kush e zgjodhi, kush e mbron dhe nën çadrën e kujt do të punojë zonja Marku.

Sepse për kryeprokuroren e re, të porsazgjedhur, ka një pyetje të thjeshtë: A kishte në dorë ajo të paktën të shtynte seancën e betimit? A kishte në dorë, ashtu siç do të bënte edhe njeriu me dinjitetin dhe respektin më minimal për veten, të kërkonte që të mos deklaronte « Betohem » në atë situatë ? A kishte ajo në dorë të rrefuzonte të kryente aktin më të rëndësishëm të jetës së saj, në një parlament të shndërruar në një arenë lufte? A kishte ajo në dorë mos shkelte në atë sallë me deputetë që përplaseshin me njëri- tjetrin dhe me socialistë që nuk denjonin as të votonin të ulur? A kishte ajo në dorë, jo të rrefuzonte të betohej, por thjeshtë të kërkonte pak kohë, një situatë më normale dhe me solemne? A kishte ajo në dorë të priste edhe pak dhe të mos përdorej si një kamikaz kundër opozitës, për t’i thyer asaj hundët, pikërisht në momentin kur e donte Edi Rama?

Fakti që kryeprokuroren e parë që u zgjodh pas miratimit të reformës në drejtësi e « rrëmbyen » si një çupulinë të trafikuar për ta nxjerrën në vitrinën e karshillëkut kundër opozitës, flet shumë.

Me këtë seancë urgjente betimi ata që e organizuan përdhosën intergritetin e saj më minimal, ndërsa ajo vetë, na tregoi se ç’mund të presim në të ardhmen.

Arta Marku mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit.

Ajo fillimisht i’u përgjigj thirrjes vetëm të njërës palë për të konkuruar si kryeprokurore e përkohshme. Pastaj pranoi të bënte show përpara komisionit të ligjeve vetëm me socialistë. Ndryshe nga sa parashikon thelbi i reformës në drejtësi, ajo pranoi të bëhet drejtuesja e institucionit të akuzës, pa kaluar vettingun dhe pa shumicën e cilësuar (vetëm me 69 vota) prej 84 deputetësh që kërkon kushtetuta.

E gjithë trajektorja e saj e ditëve të ditëve të fundit, që nga propozimi vesh më vesh që i bëri Ulsi Manja e deri tek përplasja si një trofe lufte në vitrinën e përdalë të parlamentit, e meriton fundin që pati. Ajo nuk tregoi pikë fuqie apo vullneti që të mos sillej si e kapur, e përdorur, e marrë peng. Prandaj, tani, kur gjithçka ka përfunduar nga përqeshja dhe turpi mund t’a mbrojë vetëm çadra e bodigardëve të rilindjes./Lapsi.al

Etiketa: andi bushatiarta markukomentmazhorancarrmebim


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Zajmina së shpejti nënë, organizon “Baby Shower” dhe na zbulon emrin e fëmijës

Zajmina së shpejti nënë, organizon “Baby Shower” dhe na zbulon emrin e fëmijës

Kryeprokurorja përplas Sonila Meçon me Delina Ficon, gazetarja: Kjo shoqëria civile nuk ka faj fare?

Kryeprokurorja përplas Sonila Meçon me Delina Ficon, gazetarja: Kjo shoqëria civile nuk ka faj fare?

Facebook bie në të gjithë botën

Facebook ka një këshillë: Postoni më shumë të ndiheni më mirë
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}