Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori/ Patozi: Basha është i zënë në çark nga Rama

2017/12/07 at 9:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, të enjten ka komentuar ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha, për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, në mënyrë që kjo çështje mos të mbetet në ngërç.


Përmes një shënimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi shkruan se kreu i qeverisë po e përdor “mjeshtërisht këtë tezë, duke e nxitur thashethemnajën për marrëveshjen me deklarata dhe qëndrime, që e bëjnë atë edhe më të besueshme”.

Nga ana tjetër, përsa i takon qëndrimit të Lulzim Bashës në lidhje me thirrjen për bashkëpunim, Patozi thekson se kryedemokrati është i vetmi i kapur në çark, pikërisht prej kësaj legjende shqiptare, por me plotë element realë.

POSTIMI I PLOTE
Përse nuk është gabim marrëveshja e Lulzim Bashës?
Pas dallgës së fundit që shkaktuan përmbytjet dhe në kohën që ngjan se po fashiten efektet politike të çështjes Tahiri, ka një rikthim të fortë debati nëse vazhdon ose jo marrëveshja mes Ramës dhe Bashës dhe a jemi këto ditë në fazën e një riciklimi të saj? Vetë kryetari i Partisë Demokratike, mesa duket i kompleksuar nga kjo temë e nxehtë, po bën ç’është e mundur të provojë që kjo nuk është e vërtetë. Por, as teatri i ditës së enjte në parlament, dhe as gjestet apo deklaratat e forta kundër qeverisë, shpesh herë artificiale, nuk duket se po e ndihmojnë atë që ta çlirojë veten nga dyshimi i fortë i publikut për këtë çështje.

Teoria e konspiracionit mbi marrëveshjen është kaq e përhapur, sa ajo afekton, jo vetëm shtypin e angazhuar, që si gjithmonë i fryn edhe më fort urave të zjarrit në Shqipëri, por edhe vetë atë pjesë të Partisë Demokratike, që nuk ka rezerva ndaj kryetarit dhe e pranon ende verbërisht çdo vendim të tij. Madje edhe mes vetë idhtarëve të Lulzim Bashës ka një ndarje të qartë, mes atyre që këtë e konsiderojnë si gabim apo “thikë pas shpine”, dhe të tjerëve që e quajnë si të vetmen shpresë për mbijetesë politike të PD.

Flakën e këtij debati e kanë ndezur më shumë vizitat e njëkohshme disa ditë më parë të Ramës dhe Bashës në Bruksel, por sidomos shpërthimi i konfliktit për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm. Vetë kryeministri po e përdor mjeshtërisht këtë tezë, duke e nxitur thashethemnajën për marrëveshjen me deklarata dhe qëndrime, që e bëjnë atë edhe më të besueshme. Dhe duke pasur parasysh gropën, ku gjendej disa javë më parë pas dosjes Habilaj, nuk është se po luan keq dhe ndjehet me kilometra larg që e ka kaluar të keqen më të madhe.

I vetmi i kapur në çark prej kësaj legjende shqiptare, por me plot elementë realë, duket se është Lulzim Basha, i cili ngjan të gjendet i hutuar mes dy zjarreve, pa e gjetur dot se kush prej tyre e përvëlon më shumë. Dhe arsyeja kryesore e këtij ngërçi është keqkuptimi që ai ka vetë për rolin dhe peshën e përgjegjësisë që i takon si udhëheqës i Partisë Demokratike.

Por mbi të gjitha, për shkak të fantazive që ka ushqyer mungesa e transparencës për atë që ka ndodhur mes tij dhe kryeministrit mesnatën e 17-18 majit, e cila në të gjitha rastet ka rënduar fort mbi shpinën e brishtë të Lulzim Bashës. E cila, në fakt, është tërësisht përgjegjësi e tij, si një refleks i konceptit të gabuar që ai ka për politikën dhe për shtetin në një shoqëri të lirë.

Dhe tani ka mbërritur në një pikë, që, nëse i ka mbetur ndonjë këshilltar jo dizastër rrotull tij, dikush duhet t’i thotë se nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë ndonjëherë problemin pse bën marrëveshje me kundërshtarin, ndaj nuk ka pse të gënjejë dhe as të kompleksohet prej kësaj.

Halli kryesor që ka sot Lulzim Basha është se përse, kur e kandisin apo e tundojnë të bëjë marrëveshje, fiton gjithmonë ai tjetri dhe humbet rëndë Partia Demokratike. Dhe si ka mundësi që në një botë që po bëhet çdo ditë e më e tejdukshme edhe për shkak të zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, ai nuk bën trasparencën më minimale, se si e arrit dhe për çfarë e bëri nënshkroi marrëveshje. Është një borxh që ia ka publikut shqiptar, por nëse kapaciteti i tij nuk mbërrin deri aty, të paktën të shkonte deri tek anëtarët e Partisë Demokratike.

Ai nuk ka si ta dijë, por ne që kemi qenë këtu, e mbajmë mend se nuk ka qenë e lehtë edhe për vetë Sali Berishën që të qartësojë anëtarësinë e Partisë Demokratike për marrëveshjen me Fatos Nanon, që kulmoi me presindentin konsensual Alfred Moisiu. E cila, tek e fundit, rezultoi si prelud i fitores së zgjedhjeve të vitit 2005, që rikthyen në pushtet opozitën. Që do të thotë, se e çertifikoi historia, sepse i dha të drejtë. Po kryetari i sotëm i opozitës me çfarë do të mburret? Me rezultatet e 25 majit apo me shndërrimin e përvjetorit te 27-të të PD në një vaki politike?

Personalisht, kam qenë nxitës i marrëveshjes së 18 majit, duke i kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar Lulzim Bashës që të gjente një zgjidhje dhe të mos e linte Partinë Demokratike jashtë sistemit. Dhe unë, pavarësisht çfarë ka ndodhur, nuk i heq as një presje atij qëndrimi.

Natyrisht, që jam shumë i qartë, se po të ishte për mua, Lulzim Basha nuk do ta bënte kurrë atë marrëveshje, por kjo pak rëndësi ka. Ajo që ka vlerë sot për publikun dhe për anëtarët e Partisë Demokratike nuk është frika nëse vazhdon apo do të riciklohet marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por që ky i fundit është kaq i pazoti dhe i kompromentuar, saqë ia hedhin gjithmonë. Sepse ai, si të gjithë të dështuarit e kësaj bote, kërkon luftë, atëherë kur duhet të bëjë paqe, dhe bën paqe, atëherë kur duhet të shpallë luftë.

 

Etiketa: Bashai zene ne carkkryeprokurorimarreveshjapatozirama


Ju sugjerojmë

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor
Aktualitet

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor

24 Korrik, 2025 1:50 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë/ Shpërthen fikësja e zjarrit në një market, plagoset punonjësi

24 Korrik, 2025 1:48 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin

24 Korrik, 2025 1:36 pm
Lirimi i hapësirave publike/ IKMT kryen kontrolle në gomisteritë e kryeqytetit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ IKMT kryen kontrolle në gomisteritë e kryeqytetit

24 Korrik, 2025 1:26 pm
Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren
Aktualitet

Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren

24 Korrik, 2025 1:02 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Zullumet do bëhen më të…

24 Korrik, 2025 1:00 pm
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
Aktualitet

Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

24 Korrik, 2025 12:51 pm
Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve
Aktualitet

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve

24 Korrik, 2025 12:43 pm
Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin
Aktualitet

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

24 Korrik, 2025 12:28 pm
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 34 vatra, 8 ende aktive

24 Korrik, 2025 12:20 pm
Para
Fundjava me shi/Javën tjetër do ketë borë në disa qytete

Fundjava me shi/Javën tjetër do ketë borë në disa qytete

Ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin: Rezervuarët mund të çahen dhe të shkaktojnë tragjedi

Ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin: Rezervuarët mund të çahen dhe të shkaktojnë tragjedi

Bark i fryrë? Fajin nuk e ka shëndeti i tepërt, ja si ta eliminoni

Bark i fryrë? Fajin nuk e ka shëndeti i tepërt, ja si ta eliminoni
















TE FUNDIT

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor
24 Korrik, 2025

Parku i vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun edhe këtë sezon turistik po vizitohet nga një numër i lartë turistësh vendas e...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthen fikësja e zjarrit në një market, plagoset punonjësi

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
24 Korrik, 2025

Në ambientet e një marketi në Tiranë ka plasur një fikëse zjarri duke plagosur një punonjës. Ngjarja mësohet se ka...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
24 Korrik, 2025

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike edhe për qarqet Fierit dhe Durrës. Më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/ IKMT kryen kontrolle në gomisteritë e kryeqytetit

Lirimi i hapësirave publike/ IKMT kryen kontrolle në gomisteritë e kryeqytetit
24 Korrik, 2025

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion inspektimi në gomisteritë e kryeqytetit, në kuadër të lirimit të hapësirave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com