Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori/ Deklarata e ekspertëve të huaj u porosit nga Rama

2017/11/22 at 9:03 AM
në Aktualitet, Komente, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurori/ Deklarata e ekspertëve të huaj u porosit nga Rama

Nga Ylli Manjani

Para disa ditësh, kur Johanes Hahn takoi Presidentin e Republikës, ky i fundit “u ankua” se EURALIUS nuk i kishte dhënë dot një interpretim se si mund të dilet nga ky kaos post reformë, që ka kapluar shtetin.
Këtë qëndrim të Presidentit e kritikova në një reagim timin me titull “Besimi tek shteti nuk Importohet”.

Por, dje u emetua në media një mendim i shkruar i EURALIUS dhe OPDAT, që me pak fjalë na lexojnë një çerek fjalie të një neni tranzitor të ligjit për Prokurorinë.

Pa i hyrë përmbajtjes së atij arsyetimi (i ngjashëm me të studentëve të juridikut), më bëri përshtypje fakti që: Presidentit të Republikës nuk i qenkan përgjigjur, ndërsa interesit të Kryeministrit dhe grupit të tij, i janë përgjigjur menjëherë!

Dhe me ç’përgjigje! Me atë që Ai do të dëgjojë vetë dhe tja thotë dynjasë. Por meqë dynjaja nuk e beson më, mendimi i EURALIUS dhe OPDAT botohet, që të duket si “urdhër ndërkombëtar”!!! Palaçollëk i njohur ky!

Nëse i hyjmë thelbit të mendimit që kanë shkruar, padyshim të kujtohet vetëm shprehja “rakia bëhet nga rrushi”. Kjo shprehje përdorej gjerësisht për të përkufizuar nivelin bajat të ekspertizës së huaj që ka ardhur në Shqipëri prej vitesh!

Sidoqoftë, është e vërtetë që ajo çerek fjalie tek një nen tranzitor i ligjit të Prokurorisë thotë se Kuvendi cakton (pra nuk zgjedh) një prokuror me përvojë që të drejtojë Prokurorinë, në kushtet kur KLP nuk është krijuar ende.

Por a mund të na thotë EURALIUS dhe OPDAT, cfarë ndodh me nene e paragrafë të tërë të Kushtetutës së vendit që nuk zbatohen qëllimisht, për të shkuar po qëllimisht tek ajo çerek fjalie?!

Nuk po i bëj këtu pyetjen tjetër se me çfarë shumice e cakton “Prokurorin e përkohshëm” Kuvendi! Nuk po jua bëj se nuk i përgjigjen dot ashtu siç duhet interesit të “porositësit”…

E pra Kushtetuta kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit. Madje po kjo Kushtetutë (e shkruar nga EURALIUS dhe OPDAT) thotë në nenet tranzitore të saj se “ Prokurori i parë i Përgjitshëm i pas miratimit të Kushtetutës zgjidhet me 2/3 e deputetëve”.

Ndërkohë ai “çerek-çuryk- neni” që preferojnë të lexojnë këta, nuk përmend shumicë. Tani cili ligj është më i rëndësishëm, Kushtetuta (e miratuar me Konsensus absolut) apo ligji i Prokurorisë (miratuar me zor të madh me 84 vota)?! As këtë nuk e thotë EURALIUS e as OPDAT!

Pra pesë me hiç!

Nuk po ngre këtu çështje të tjera, të cilat në fakt janë origjina dhe shkaku i kaosit më të madh shtetëror, që po përjetojmë.
As kur ndërroi rregjimi në vitet 90 nuk e kemi parë këtë kaos. Edhe atëherë bëmë vetting, kushtetutë e ligje të reja, por shteti vijoi të funksionojë.

Kurse sot shteti nuk ka as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë Kushtetuese, as organe disiplinore për gjykatë e prokurori, për pak ditë as Prokuror të Përgjithshëm, pra asgjë! Ka vetëm një thertore që kërcënon gjykatës e prokurorë, që quhet Vetting dhe asgjë tjetër!

Dhe ky kaos ka ardhur me kontributin e shquar dhe të papërsëritshëm të EURALIUS dhe OPDAT.

Por e lëmë këtë temë se formalisht përgjegjës është Kuvendi i Shqipërisë, që e “paçim sa malet”!

Të gjithë ju që do nxiteni të më shkruani se “pse nuk i thashë këto gjëra kur isha ministër”, ju kujtoj se kam thënë publikisht në tekst:

“Shqipëria nuk është Republikë e Ekspertëve”!

E kam thënë publikisht nga detyra publike që kryeja. Nuk po ju them për qendrime konstante në takime zyrtare, për këto çështje!

Shëndet e të na rrojnë ekspertët se shteti është në drejtim të paditur!

Etiketa: eksperteeuraliusINSTITUCIONEkaosManjaniOPDATzgjedhja e kryeprokurorit

Ju sugjerojmë

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali
Politikë

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

30 Tetor, 2025 9:17 pm
Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Para
Pasi i mori leje babait të saj për t’u fejuar, i dashuri bën tatuazh fytyrën e këngëtares së njohur

Pasi i mori leje babait të saj për t’u fejuar, i dashuri bën tatuazh fytyrën e këngëtares së njohur

Foto/ Shkrumbohet shtëpia private në Shkodër, shpëtojnë fëmijët

Foto/ Shkrumbohet shtëpia private në Shkodër, shpëtojnë fëmijët

Zbuloni se çfarë ju shqetëson në një lidhje dashurie sipas shenjës suaj të horoskopit

Zbuloni se çfarë ju shqetëson në një lidhje dashurie sipas shenjës suaj të horoskopit

TE FUNDIT

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
31 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa...

Lexo më shumë

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj po flet në seanën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese. “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,...

Lexo më shumë

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj flet në Kushtetuese. Veliaj pyet se çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë? “Populli ka vendosur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com