Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali votoi sot në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë. Pasi votoi në këtë qendër, Elisa Spiropali dha një prononcim për mediat jashtë qendrës së votimit.
Spiropali u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në këto zgjedhje me qytetari dhe të tregojnë se janë evropianë në zemër, mendje dhe në standarde.
“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e kombit. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë sot me qytetari ashtu si është zhvilluar edh fushata zgjedhore, te tregojnë se jemi evropiane në mendje zemër dhe në standarde”, tha Elisa Spiropali për mediat pasi ushtroi të drejtën e saj të votës.