Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte sigurinë e pushuesve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar.
Ndaj tij u vendosur masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe Heqja përfundimtare e lejes së drejtimit;
Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit.