Aktualitet

Kryenegociatorja Dhuka jep detyrat për stafin: Kërkoj bashkëpunim dhe shpejtësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 30/07/22 |
Opi Nion

Pasi kreu i qeverisë Edi Rama e bëri kryenegociatore dhe Ministre Shtetit pranë kryeministrit, Majlinda Dhuka ka dhënë porositë e para për stafin e saj.

Përkrah Ramës, gjatë një takimi me grupin e negociatorëve të Shqipërisë në BE, Dhuka theksoi përgjegjësinë për detyrën e re.

Ajo kërkoi nga stafi bashkëpunim dhe rezultate përsa i përketë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot. Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”,-tha ajo.

Pas