Bota

Kryeminstri britanik shkon në Kiev, takim me Zelensky-n, zbulohen arsyet e vizitës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 19/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës.

Takimi u mbajt për të “konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën, tha një zëdhënës.

“Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale,” shkroi Zelensky në Telegram pas takimit. “Ne jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, shtoi ai.

Zoti Sunak – i cili mori detyrën muajin e kaluar – tha se ishte “thellësisht përulëse” të ishe në Kiev dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë ukrainasve në luftën e tyre.

Gjatë takimit me Zelensky, ai tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës një paketë për mbrojtjen ajrore prej afro 60 milionë dollarësh, përfshirë armë kundërajrore dhe teknologji për të goditur dronët e dërguar nga Irani, tha kryeministri Sunak.

Ukraina ka kërkuar ndihmë nga vendet perëndimore në muajt e fundit mes sulmeve intensive ajrore ruse në Kiev dhe në të gjithë vendin.

Pas