Rajoni

Kryeministrja serbe:Lajmi për ndaljen e fushatës kundër Kosovës,tendencioz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 05/06/20 |
el ida

Pas Ministrit të Jashtëm, Daçiç, edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mohuar lajmin se Serbia ka ndaluar fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Brnabiç tha se lajmi është thënë nga burime jozyrtare dhe është publikuar në mënyrë dhe kohë tendencioze:

“Ju kërkoni nga unë të komentoj lajme jozyrtare, që janë publikuar në mënyrë tendencioze dhe në kohë tendencioze. E kam parë këtë lajm, por jo edhe burimin e këtij lajmi. Kur flisni për lajm nga Brukseli, unë nuk e di se çfarë do të thotë. A vjen nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, apo e ka thënë ndonjë njeri në rrugë dhe ne e marrim atë si burim të ligjshëm.”

Kryeministrja rikujtoi se qëndrimi i Serbisë në lidhje me fushatën kundër njohjes së Kosovës është i pandryshuar: do të vazhdojë për sa kohë nuk rinis dialogu Kosovë-Serbi.

“Gjatë dialogut pezullohet gjithçka derisa të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi,” u shpreh ajo.

Më herët dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç mohoi lajmin e bërë publik nga Radio Europa e Lirë ku thuhej se një diplomat i lartë i BE-së ka thënë se Serbia do të ndalë fushatën kundër Kosovës si mënyrë për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi për rifillimin e dialogut mes dy vendeve./Opinion.al

Pas