Bota

Kryeministrja e Finlandës viziton Kievin: Do ndihmojmë në rindërtimin e Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 26/05/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, ka vizituar Ukrainën dhe ka zhvilluar një takim me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev.

Sipas Sky news, gjatë takimit udhëheqësja finlandeze u zotua të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta.

Kjo vizitë e Sanna Marin në Ukrainë vjen pasi Finlanda paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Pas takimit, Zelensky tha se vizita të tilla nga politikanë të rangut të lartë janë “sinjale të drejtpërdrejta shumë të rëndësishme të mbështetjes të Ukrainës”.

Lidhur me vizitat e saj në Irpin dhe Bucha, zonja Marin tha: “Ishte jashtëzakonisht e vështirë të shikoje gjithçka që Rusia u ka bërë këtyre qyteteve.

“Shumë njerëz vdiqën. Në të njëjtën kohë, shpirti heroik i popullit ukrainas, i cili po lufton për lirinë e tij dhe për të gjithë Evropën, është i admirueshëm.”/Opinion.al

Pas