Kryesore

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 21/06/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se vendi i saj e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Marin tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm, në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin e agresionit rus.

Po punojmë për të avancuar BE-në. Jemi së bashku për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni i Rusisë në Ukrainë, kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë. Një shumicë e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO. Shqipëria është një mbështetje e vendosur në politikat e NATO-s. Zëri juaj dërgon një mesazh të fuqishëm në Rusi. Finlanda dhe Suedia do e bëjë NATO-n më të fortë. Ne jemi ofrues sigurie për më tej.

Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar. Finlanda është mbështetës i fortë i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Duhet të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë. Duam të shohim të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimore në BE. Ne vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet në forumet ndërkombëtare”,-tha kryeministrja finlandeze.

Pas