Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka nisur këtë të hënë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Frederiksen është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Dy kryeministrat pritet që të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”. Pas kësaj mes tyre do të zhvillohet një konferencë për shtyp.